×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    GAP tregon se cila është komuna më transparente sa i përket shpenzimit të buxhetit për vitin 2020

    FrontOnline
    24 Tetor 2021

    Sot, Instituti GAP publikoi raportin ”Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2020”.

    Sipas GAP’it, raporti ofron një vlerësim të transparencës buxhetore të komunave në Kosovë, duke i renditur komunat në bazë të performancës më të mirë. Vlerësimi bazohet në numrin e dokumenteve buxhetore të publikuara, organizimin e dëgjimeve buxhetore me qytetarë dhe përgjigjet në kërkesat e Institutit GAP për qasje në dokumente buxhetore.

    Komunat me transparencën më të lartë buxhetore në vitin 2020 janë Hani i Elezit (100 pikë), Shtimja (86 pikë) dhe Mitrovica (85 pikë). Ndërsa, komuna e Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit nuk kanë mbledhur asnjë pikë në indeks, duke mos publikuar asnjë dokument buxhetor apo organizuar ndonjë dëgjim buxhetor me qytetarë.

    Indeksi për vitin 2020 tregon një nivel mbi mesatar të transparencës buxhetore të komunave, ku 24 nga 38 komuna kanë mbledhur mbi 50 pikë.

    Sipas këtij raporti, progres më të madh në transparencë buxhetore në vitin 2020 kanë komuna e Shtimes, Malishevës, Podujevës, Kaçanikut dhe Gjilanit. Ndërsa, ndër komunat që kanë shënuar regres janë Drenasi, Suhareka, Istogu dhe Ferizaj.

    “Përkundër obligimeve ligjore, një numër i konsiderueshëm i komunave vazhdojnë të mos i publikojnë dokumentet buxhetore siç kërkon legjislacioni në fuqi, konkretisht udhëzimi administrativ i MAPL për transparencë në komuna. Prandaj, për të rritur transparencën buxhetore në komuna, Instituti GAP rekomandon që MAPL të monitorojë dhe nxisë implementimin e Udhëzimit Administrativ nr. 03/2020 për transparencë në komuna, konkretisht të vlerësoj nëse janë duke u publikuar dokumentet e kërkuara buxhetore nga komunat, dhe nëse të njëjtat janë publikuar në bazë të fushave në uebfaqen e komunës. Po ashtu, komunat duhet t’i kushtojnë rëndësi formatit dhe cilësisë në të cilën i publikojnë dokumentet buxhetore, në mënyrë që t’ua lehtësojnë qytetarëve përdorimin e të dhënave. Gjithashtu, komunat duhet të angazhohen më shumë për të nxitur pjesëmarrjen e qytetarëve në dëgjime buxhetore dhe të publikojnë procesverbalet e dëgjimeve buxhetore”, është thënë nga GAP’i.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Sport15 Janar 2025
    Barcelona do të provojë që të negociojë një marrëveshje të re me Ronald Araujon. Katalunasit do të tentojnë ta fortifikojnë uruguaianin pas...
    Sport15 Janar 2025
    Cleveland Cavaliers kanë fituar mbrëmë ndaj Indiana Pacers në xhiron e 39-të në NBA. Donovan Mitchell udhëhoqi Kavalierët me 35 pikë, përcjellë...
    Vip15 Janar 2025
    Me plot energji ka nisur sot ditën Gresa. Ajo madje u ngazëllye edhe me shijen e Vëllait të Madh, ndërsa u zgjodhi...
    Vip15 Janar 2025
    Mbërritja e zarfit të zi nga ‘Vëllai i Madh’ në shtëpi është bërë temë diskutimi mes të gjithë banorëve. Edhe Sara e...
    Vip15 Janar 2025
    Leo ka bërë një deklaratë aspak të pritshme mbi ato që shprehet se i ka thënë Driloni. Ai u shpreh se ato...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët të mbledhur në oborrin e shtëpisë tregonin gjëra nga më të ndryshmet për jetën jashtë izolimit. Driloni u shpreh se takimet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.