×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Gabimet që bëni kur sëmureni me grip

    FrontOnline
    14 Shtator 2022

    Kur sëmuremi, dëshira për të shpëtuar prej saj është e madhe dhe na shtyn drejt gabimeve që kanë efekt të kundërt.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për gabimet që duhet të shmangni kur jeni sëmurë.

    Anashkaloni pushimin
    Trupi plogështohet kur është sëmurë dhe i shterojnë energjitë.

    Trupi ka nevojë për pushim absolut.

    Anulojini të gjitha planet dhe jepini vetes kohë për tu ndier më mirë.

    Injoroni simptomat
    Simptomat e gripit dhe të ftohurës janë më se të kuptueshme ndaj nuk duhet të anashkaloni nevojën për të marrë solucionet tretëse kundër gripit menjëherë brenda 48 orëve të para të sëmundjes.

    Ato do të lehtësojnë simptomat dhe do t’i shkurtojnë ato.

    Hiqni dorë nga gjumi
    Mungesa e gjumit dobëson sistemin imunitar dhe e bën më të vështirë betejën kundër gripit dhe të ftohurës.

    Ekspertët thonë se njerëzit që flenë më pak se gjashtë orë janë katër herë më të rrezikuar nga sëmundje të tilla.

    Merrni antibiotikë
    Antibiotikët luftojnë vetëm bakteret ndërkohë që e ftohura dhe gripi shkaktohen nga virozat.

    Një e treta e antibiotikëve që jepen me recetë në raste të tilla janë krejt të panevojshme.

    Për më tepër, ato shfaqen me efekte anësore siç është diarreja në rastin më të mirë dhe rezistenca e trupit ndaj antibiotikut në rastin më të keq.

    Nuk pini mjaftueshëm lëngje
    Trupi kur është i sëmurë ka nevojë për më shumë lëngje, jo vetëm për tu hidratuar por edhe për të çliruar rrugët e frymëmarrjes.

    Pini sa më shumë çajra dhe hani supë pule rregullisht sa herë që të jeni të ftohur ose me grip.

    Nuk ushqeheni
    Kur jeni me grip ose të ftohur, oreksi është i pari që ikën, por kjo nuk do të thotë që duhet të qëndroni larg ushqimit.

    Kaloritë dhe ushqyesit tek ushqimet e ndihmojnë imunitetin të jetë më i fortë dhe të luftojë virozat më me efikasitet.

    Duhani
    Duhani nuk duhet pirë kur jeni sëmurë sepse do të dëmtojë mushkëritë dhe irritojë fytin.

    Hiqni dorë nga cigarja dhe qëndroni larg ambienteve me tym duhani.

    Stresi
    Stresi çliron hormone që e dobësojnë imunitetin dhe i hapin rrugën inflamacionit.

    Simptomat ikin më me vështirësi kur jeni të stresuar ndaj ruani toruan.

    Nga Rubrika
    Lifestyle15 Janar 2025
    Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime të shumta...
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.