×
  • Lajme
  • Lajme

    Fushata “Pusho Shqip” sjellë në Kosovë grupin e parë të turistëve nga Shqipëria

    FrontOnline
    19 Tetor 2020

    Rreth 60 punëtorë të kompleksit gjigant “Grand BlueFafa” nga Shqipëria këto ditë do të qëndrojnë në Kosovë për t’i vizituar disa nga bukuritë natyrore të Kosovës.

    Ardhja e tyre është duke i paraprirë fushatës “Pusho Shqip”, ndërmjet të dyja vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë e cila është prezantuar ditë më parë nga ministri i Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi.

    Vizitën e tyre në Kosovë e mundësoi kompania turistike “Sharr Travel” në krye me Ruzhdi Kurtishajn.

    Ai tha se do të vazhdojnë edhe në të ardhme të kontribuojnë në nxitjen e turizmit ndërmjet të dyja vendeve.

    “Është nder i veçantë që na e ka bërë Ambasadori Minxhozi me prezencën e tij, por sigurisht ndihem shumë i lumtur që pas një situate shumë të rëndë që patëm dhe kemi me pandeminë e Coronavirusit, sot për herë të parë po bëjmë edhe pritjen e grupit të parë të kompleksit “Fafa” në Prishtinë në shenjë falënderimi që ju po e bëni për vëllezërit nga Kosova gjatë gjithë sezonit veror”, tha Kurtishaj.

    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, duke iu uruar mirëseardhje turistëve nga Shqipëria, kërkoi nga kompanitë turistike që të organizojnë sa më shumë vizita të tilla në mënyrë që të rritet bashkëpunimi ndërmjet të dyja vendeve në fushën e turizmit.

    “Shpresoj që grupi si ky i sotmi të vinë sa më tepër në Prishtinë ta vizitojnë Kosovën në mënyrë që ky bashkëpunim që ka filluar tashmë i suksesshëm të thellohet edhe mëtej në të ardhmen, jam shumë i bindur se në Kosovë nuk ka det, por ka një det mirësie dashurie për ju që iu keni shërbyer vëllezërve tuaj nga Kosova. Këtu do ta gjeni të njëjtën dashuri. Unë bëjë apel që edhe kompanitë tjera turistike nga Shqipëria të organizojnë grupe turistike për të vizituar këtë vjeshtë të bukur edhe Prishtinën dhe gjithë Kosovën”, tha Minxhozi.

    E Albulen Ndrepepaj, menaxher i Hotelit “Fafa”, tha se është hera e parë që i viziton bukuritë natyrore të Kosovës.

    Ai tha se  Kosova është një ndër vendet që duhet të vizitohet për bukuritë natyrore që ka.

    “Është hera e parë që vi në Kosovë dhe në Prizren ishte ndalesa jonë e parë, ishte një ambienti i bukur fantastik me një histori të rrallë, duke vazhduar me vizitat tjera dhe vendet historike që i ka Prizreni. Është një ndër vendet që duhet të vizitohet patjetër sidomos për bukuritë natyrore që të ofron Kosova si Brezovica e vendet tjera”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Policia në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, që shihet në...
    Lajme16 Janar 2025
    Profesori i Shkencave Juridike, Kadri Kryeziu, për FrontOnline thotë se Asociacioni nuk është diçka pozitive dhe për këtë nuk po përmendet në...
    Lajme16 Janar 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të mërkurën se dy shtete të tjera pritet të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, raporton...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Driloni dhe Sara kanë biseduar në lidhje me strategjinë e lojës pak kohë para finales së madhe në Big Brother VIP Kosova...
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....
    Sport15 Janar 2025
    Arsenali ka arritur fitore ndaj Tottenhamit në derbin e Londrës, të zhvilluar të mërkurën në "Emirates Stadium", duke përmbysur rezultatin nga 0-1 në 2-1 dhe...
    Vip15 Janar 2025
    Ka agravuar debati mes Xuxit dhe Gresës, të cilët eskaluan edhe në ofendime personale. Gresa e quajti Xuxin seksist, ndërsa ai po...
    Vip15 Janar 2025
    Xuxi e ka pasur një bisedë me Drilonin rreth strategjisë brenda shtëpisë më të famshme në vend. Ai e sugjeroi Drilonin që...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.