×
  • Lajme
  • Lajme

    Fushata e nxjerrë ‘’jashtë loje’’ Asociacionin/ Konsiderohet temë e ndjeshme dhe e dëmshme për vota

    FrontOnline
    16 Janar 2025

    Për vite të tëra themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka qenë temë diskutimi si në Kuvendin e Kosovës, ashtu edhe në dialogun Kosovë-Serbi, por përkundër se është diskutuar shumë rreth kësaj çështje deri më tani nuk ka zyrtarizim të tij.

    Përveç diskutimit në Kuvendin e Kosovës e në dialogun Kosovë-Serbi,  kjo gjë është diskutuar shumë edhe në debatet televizive, por një gjë e tillë është duke u mënjanuar në fushatën aktuale.

    Edhe pse është çështja kryesore që do ta ketë secila Qeveri e re që do të formohet pas 9 shkurtit 2025, tema mbi Asociacionin dhe themelimin e tij nuk po diskutohet nga partitë politike në fushatat e tyre.

    Për njohësit e drejtësisë dhe analistët politik, mos diskutimi i çështjes së asociacionit nga partitë politike, po ndodhë për shkak se ai është fenomen negativ dhe për këtë nuk po merr vëmendje në fushatën zgjedhore.

     

    Kryeziu: Asociacioni nuk është diçka e mirë që ka me ndodhë dhe për këtë nuk e përmendin partitë në fushatë

    Profesori i Shkencave Juridike, Kadri Kryeziu, për FrontOnline thotë se Asociacioni nuk është diçka pozitive dhe për këtë nuk po përmendet në fushatën zgjedhore.

    ‘’Asociacioni nuk është diçka e mirë që ka me ndodhë dhe për këtë nuk e përmendin’’, thotë ai.

    Sipas Kryeziut, partitë politike përmendin vetëm gjëra pozitive në fushatë dhe sipas tij Asociacioni është diçka negative, por që është e detyrueshme për t’u zbatuar.

    ‘’Ata i përmendin vetëm gjërat pozitive derisa Asociacioni është negative, por e detyrueshme sepse ka kaluar në Parlament dhe është bërë ligj’’, potencoi ai.

    Kryeziu thekson se në aspektin e sundimit të ligjit, ai do të zbatohet.

    ‘’Në aspektin e sundimit të ligjit, çdo ligj që kalon në Parlament duhet të zbatohet’’, deklaroi ai.

    Për të Asociacioni nuk sjellë rezultate pozitive dhe për këtë po largohet nga vëmendja e partive politike.

    ‘’Si fenomen është negativ dhe nuk sjellë rezultate pozitive, për atë nuk e përmendin”, përfundoi profesori Kryeziu.

     

    Baraliu: Asociacioni temë e ndjeshme, për atë nuk po e përmendin partitë në fushatë

    Analisti politik, Mazllum Baraliu, për FrontOnline, e quan temë të ndjeshme dhe delikate diskutimin e Asociacionit në fushatën zgjedhore.

    ‘’Asociacioni është temë e ndjeshme, është tepër delikate dhe është fluide e rrëshqitshme’’ thotë ai.

    Sipas tij, partitë politike që kanë udhëhequr Kosovën në çerek shekullin e fundit nuk kanë kurajo ta pranojnë Asociacionin sepse e dijnë se çka do të thotë ai.

    ‘’Edhe pse kanë premtuar ndryshe partitë politike nga përvoja një çerek shekulli, po thuajse e ushtrimit të demokracisë aq sa është në veprim, asnjë parti politike dhe as ata që kanë ushtruar marrëveshje nga 2013-ta, 2015-ta me radhë e deri tek kjo e Ohrit dhe Brukselit e as Qeveria Kurti, nuk kanë pasur kurajo sepse e dijnë mirë se çka do thotë Asociacioni, që ta pranojnë atë’’, deklaroi ai.

    Sipas Baraliut, megjithatë Asociacioni do të diskutohet në ditët në vazhdim në studiot televizive.

    ‘’Është delikate dhe për këtë po i shmangën, ndonëse në debatet televizive në vazhdim, kjo gjë do të diskutohet’’ përfundoi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Sot mbushen shtatë vjet nga vrasja ende e pazbardhur e politikanit serb Oliver Ivanoviq me gjashtë të shtëna në shpinë, para objektit...
    Lajme16 Janar 2025
    Sot parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull dhe ngrica,...
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, në takimin me banorët e Bashkësisë Lokale Zahaq të Pejës, premtoi anëtarësimin direkt në...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në takime me qytetarë në lagjen “Kodra e Trimave” dhe “Kalabri”...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.