Skuadra e Milanit ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi, me rezultatin minimal 1:0 ndaj Udineses, e vlefshme për javën e tetë në Serie A.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 13’të me anë të sulmuesit, Chukwueze, shkruan Indeksonline
Milani mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 29’të, pasi mesfushori Reijnders u ndëshkua me të kuqin.
Në pjesën e dytë, Udinese kërkoi golin e barazimit dhe këtë e arriti në minutat e fundit, por sistemi VAR ia anuloi.
Me këtë fitore, Milani shkon në kuotën e 14 pikëve në pozitën e tretë në tabelë./IndeksOnline/
🇮🇹 Kabasele GOAL vs AC Milan #ACMilan SerieA #Udinese pic.twitter.com/4WIGDR8cw8
— Soccer CLICKS (@SoccersCLICKS) October 19, 2024