×
  • Opinione
  • Opinione

    Front Online 1

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Portali “Front Online” sot feston ditëlindjen e parë.

    Një vit plotë sfida, sidomos gjysma e dytë e vitit të fundit për shkak të pandemisë COVID-19, na sprovoi në disa fronte, megjithatë falë angazhimit dhe profesionalizmit të gjithë stafit arritëm t’i tejkalojmë të gjitha vështirësitë, duke hyrë edhe më të fuqishëm në vitin e dytë.

    Gjithë ky angazhim në vitin e parë të punës padyshim se nuk ishte i lehtë, sidomos në rrethanat si u punua në gjashtë muajt e fundit për shkak të pandemisë.

    Shpesh themi se më e lehtë se të mbijetosh në një garë të ashpër mediale në vend do të ishte ngjitja në maje të “Everestit”, ndonëse kushtimisht të themi se edhe pse peshojmë nga 0.1 ton, shumica e punëtorëve (të gjinisë mashkullore), në sprovën mediale të “ngjitjes” shquhen për guxim e përkushtim. Prandaj, Fronti për një vit nuk arriti në Everest, por ishte një maje e Lubotenit, e cila u pa nga të gjitha anët.

    Para një viti ishim 5 veta që nisëm punën n’Front, përderisa tashmë jemi katërfishuar në staf.
    Kjo rritje e stafit padyshim se ka ndikuar edhe në rritjen e sasisë dhe cilësisë së lajmeve ditore dhe temave hulumtuese.

    Jemi të vetmit në tregun medial të vendit që monitorojmë procesin e prokurimit publik, proces ky që është pikë e zezë në të gjitha raportet vendore dhe ndërkombëtare si fusha më e korruptuar në Kosovë.

    Kemi raportuar për shumë parregullësi që i kemi hasur gjatë monitorimit të seancave të prokurimit, përfshirë këtu për dyshimet për “kurdisje” të tenderit 1.1 milionësh nga ish-ministri i Transportit nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, pasi që i njëjti po i përgatitej një kompanie të caktuar private që kishte lidhje me politikën, njëjtë siç kemi raportuar për “gjakderdhjen financiare” në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila udhëhiqej nga Arben Vitia i LVV-së, kur kontrata e nënshkruar për furnizim me material shpenzues për Koronavirus parashihte çmime astronomike të furnizimit.

    Raportuam gjerësisht edhe për keqpërdorimet me subvencione në Ministrinë e Inovacionit, e cila udhëhiqej nga ish-ministri i PDK-së, Besim Beqaj, por edhe për vendimin e Komunës së Istogut, e cila drejtohet nga nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, që kishte rekomanduar për kontratë kompaninë më të shtrenjtë 100%  se bizneset konkurrente.

    Së fundi raportuam se si kompania “Hidroterm”, pronë e ministrit të Ekonomisë nga radhët e AAK-së, Blerim Kuqi, u shpërblye me tender në vlerë prej 5 milionë euro për ndërtimin e një objekti spitalor në Prizren.

    Këto nuk janë hulumtimet e vetme të publikuara për një vit në Front Online, por janë edhe dhjetëra të tjerë për institucionet shtetërore dhe bizneset private nën dyshimin për keqpërdorime të fondeve publike, ku pas raportimeve tona është bllokuar tentativa për keqpërdorim, apo  janë duke u hetuar nga institucionet kompetente.

    Prej fillimit të këtij viti, sidomos pas shfaqjes së rasteve të para në botë me virusin COVID-19, kemi publikuar rreth 1000 infografika unike dhe profesionale, të cilat përmbajnë informacione të përgjithësuara, por edhe të detajuara rreth virusit vdekjeprurës, gjithnjë duke i respektuar standardet profesionale të raportimit gazetaresk.

    Si rezultat i punës së madhe të gjithë stafit dhe raportimeve profesionale, lexuesit tanë janë shumëfishuar në numër, siç janë shumëfishuar edhe ndjekësit e Front Online në “Facebook”, e cila faqe ka arritur rreth 135K ndjekës për një vit.

    Këto rezultate të punës, të dukshme dhe të vlerësuara, nuk na impresionojnë, pasi synimet tona janë shumë më të mëdha. Synime që nuk i arritëm në vitin e parë, shpresojmë të bëhen realitet në të dytin, kur planifikojmë të fillojmë edhe me produkte të reja mediale.

    Vazhdoni të qëndroni n’Front. Ju faleminderit!

     

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.