×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Francë, rezultate inkurajuese për dy projekte vaksinash antiCOVID-19

    FrontOnline
    20 Korrik 2020

    Dy projekte vaksinash kundër COVID-19, një britanik dhe një kinez, kanë dhënë një përgjigje imunitare të rëndësishme dhe demostruan sigurinë e tyre për pacientët, sipas rezultateve të dy provave klinike të publikuara sot në revistën mjekësore britanike “The Lancet”.

    Projekti i parë, i zhvilluar nga Universiteti i Oxford-it, në partneritet me grupin farmaceutik “AstraZeneca”, ka gjeneruar një përgjigje të fortë imunitare në një provë në më shumë se 1 000 pacientë.

    Projekti i dytë, mbi të cilin po punojnë studiuesit e Wuhanit, financuar nga CanSino Biologics, ka shkaktuar një reagim të fortë përsa i përket antikorpeve në një provë tjetër tek më shumë se 500 pjesëmarrës.

    Këto prova klinike janë akoma në një fazë fillestare (faza 1/2 dhe faza 2), dhe efikasiteti i tyre do të vendoset në një provë të fazës së tretë, në një numër më të madh pjesëmarrësish, para se të parashikohet tregtimi në shkallë të gjerë.

    Sidoqoftë, këto rezultate ishin të pritura me padurimpasi shumë studiues dhe laboratorë nëpër botë po garojnë kundër kohës për të gjetur një vaksinë të sigurt dhe efektive kundër COVID-19.

    “Nëse vaksina jonë rezulton e efektshme, është një mundësi premtuese, sepse kjo lloj vaksine mund të prodhohet lehtësisht në një shkallë të madhe”, komentoi Sarah Gilbert, studiuese në Universitetin e Oksfordit.

    Vaksina e Oxfordit dhe ajo e CanSino bazohen në një adenovirus të modifikuar, i cili nuk përsëritet, gjë që i bën më të sigurt, veçanërisht pacientët e brishtë.

    Asnjë nga dy provat nuk regjistroi efekte serioze negative. Efektet anësore më të vëzhguara ishin ethet, lodhja dhe dhimbja në vendin e injektimit.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.