×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Foshnja vdes nga mbidoza e heroinës që nëna i dha për gripin

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Një djalë dy-vjeçar ka vdekur nga mbidoza e heroinës kur nëna e tij pretendon se i kishte dhënë mjekim për trajtimin e gripit.

    Devin Blount kishte vdekur në shtëpinë e tij në Pensacola, Florida, në prill, ndërsa nëna e tij Rosemary Freeney u arrestua kësaj jave dhe u akuzua për vrasje nga pakujdesia.

    Freeney u tha hetuesve se i dha Devin Tylenol një shurup kolle me shije frutash natën para vdekjes për të qetësuar temperaturën e tij, por e gjeti atë pa ndjenja mëngjesin e nesërm.

    Hetuesit kishin gjetur një qese me 42 gramë heroinë pranë disa peshoreve të vogla në shtëpinë e Freeney. Më vonë autopsia zbuloi se foshnja fatkeqe kishte vdekur nga ‘intoksikim i rëndë prej heroinës’, edhe pse nuk është e qartë nëse ai e kishte marrë substancën aksidentalisht apo i ishte dhënë nga mamaja e tij.

    Freeney pretendonte se një miku i saj i quajtur Chuck po qëndronte me të natën që Devin vdiq, dhe thoshte se droga mund të ketë qenë e tij.

    Babai i Devin, Trerideon Blount, i cili jeton në shtëpinë ku vdiq i vogli, u akuzua fillimisht për zotërimin e drogës por tashmë është shtuar dhe akuza e vrasjes nga pakujdesia.

    Çifti po mbahet në burgun e Escambia County në pritje të gjyqit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pati një takim me studentët dhe stafin akademik të Universitetit të Vlorës. Kreu i qeverisë u ndal...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Shumica parlamentare është e qëndrueshme pavarësisht tronditjeve në koalicionin VLEN, thotë kryetari i Kuvendit maqedonas, Afrim Gashi, në një intervistë për Radion Evropa...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në një intervistë për gazetën italiane “Il Tempo”, ka ndarë përshtypjet e tij pas pjesëmarrjes në ceremoninë...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar masakrën e Mejës në shënimin e 26-vjetorit të saj. Sot, në Ditën...
    Lajme27 Prill 2025
    Të dielën dështoi për herë të shtatë tentativa për konstituimin e Kuvendit. Propozimi i Vetëvendosjes për zgjedhjen e Kryeparlamentarit as sot nuk...
    Sport27 Prill 2025
    Një sulm fizik dhe verbal mbi një futbollist 15-vjeçar të komunitetit ashkali gjatë një ndeshjeje futbollit në Obiliq, ka nxitur reagime të...
    Lajme27 Prill 2025
    Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Vogovë të Gjakovës, ku një person ka...
    Lajme27 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Mejës, ku 376 shqiptarë u vranë mizorisht nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Përmes një postimi...
    Lajme27 Prill 2025
    Opinionistja Aida Dërguti në “Speciale” në Klan Kosova tha se VV nuk ka seriozitet as një pjesëmarrjen në seancë. Ajo kritikoi partinë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.