
Është formuar Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë me COVID-19.
Për formimin e tij pro votuan 74 deputetë – derisa kishte 10 abstenime dhe asnjë votë kundër, raporton Front Online.
Votimit të komisionit i parapriu një debat i gjatë mes ligjvënësve.
Në krye të komisionit do të jetë Mimoza Kusari-Lila. Vartëse e saj si zëvendëskryesuese do të jetë Eliza Hoxha nga PDK.
Përbërja e komisionit kompletohet me këta anëtarë: Labinotë Demi-Murtezi, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, nga LDK Ekrem Hyseni, Ilir Ferati dhe Veton Berisha, nga PDK Bekim Haxhiu, nga AAK Shkumbin Demaliaj, nga Lista Serbe Millosh Petroviq dhe nga Nisma Endrit Shala. /FrontOnline/