
Trupat ushtarake shqiptare pas pandemisë do t’iu rikthehen misioneve ndërkombëtare përfshirë edhe Kosovën.Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e saj në facebook, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
“Forca Tokësore do të dërgojë një togë nga batalioni i Poshnjes për të shërbyer në misionin e NATO-s në Afganistan. Për herë të parë një ekip Komando do të shërbejë në KFOR në Kosovë”, ka thënë ajo.
Xhaçka thotë se pavarësisht pandemisë forcat ushtarake kanë vijuar stërvitjet për t’u përgatitur për misione.“Në këtë periudhë pandemie, Forcat e Armatosura jo vetëm që nuk e kanë ulur ritmin e aktiviteteve, por kanë qenë më të angazhuara se kurrë”, ka shkruar ajo.Ajo ka perënduar se për herë të parë një ekip Komando do të shërbejë në kuadër të trupave të KFOR në Kosovë.
“Stërvitjet kanë vijuar, sidomos për trupat e kontingjenteve të reja që do të nisen muajin e ardhshëm në misionet jashtë vendit dhe po trajnohen për të shërbyer nën masat kundër COVID-19”, ka deklruara ministrja.