×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Fondi për Garanci Kreditore me 40 milionë € shtesë, përparësi bizneset që nuk i sjellin dëm ambientit

    FrontOnline
    13 Nëntor 2021

    40 milionë euro do t’i transferohen Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, si pjesë Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime (BEI) për Financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj Pandemisë Covid-19 për NVM-të”.

    Drejtori ekzekutiv i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), Besnik Berisha, tha se këto mjete do të ndahen për bizneset që do të kalojnë procesin e vlerësimit nga bankat financiare në Kosovë.

    Bizneset duhet aplikojnë për kredi në bankë. Nëse vlera e hipotekës/kolateralit të kredimarrësit të ardhshëm nuk është e mjaftueshme, banka mund të vendosë që ta kualifikojë biznesin dhe ta lëshojë atë kredi, duke shfrytëzuar garancinë e FKGK-së.

    “Pjesa e 40 milionëshit që parashihet të dhurohet nga Qeveria e Kosovës nga Kredia prej Bankës Evropiane të Investimeve do të jetë për qëllim të rritjes së kapitalit Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, kapital ky që do të shërbej për mbështetjen e operacioneve bazë të Fondit e që është ofrimi i garancioneve kreditore për bankat partnere në sektorin financiar të Kosovës”.

    “Ky donacion do t’i ndihmojë ndërmarrjet mikro, të vogla edhe të mesme, gjatë procesit të rimëkëmbjes ekonomike, do të ndahet sipas Ligjit që është në fuqi dhe procedurave që Fondi Kosovar për Garanci Kreditore i ka në fuqi, secila bankë që është partnere e institucionin tonë, kalon përmes procesit të vlerësimit dhe si rezultat ndahen edhe limitet e garancioneve bankare”.

    Përparësi nga FKGK-ja do të kenë kompanitë që nuk i sjellin dëm ambientit, të cilat ndjekin standardin e agjendës së gjelbër.

    “Mision i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore është të ndihmohen sektor që konsiderohen strategjik dhe që sjellin shtueshmëri në rritjen ekonomike të vendit tonë. Ne do të mundohemi që kryesisht me këto fonde të mbështesim ndërmarrjet prodhuese, gratë në biznes, ndërmarrësit e reja start-up. Mirëpo do të ketë theks të veçantë, investimet që rrisin efikasitetin e energjisë dhe investimet që gjenerojnë energji nga burimet të ripërtërishme, kryesisht do më thanë nga energjia solare”.

    “…meqenëse Fondi mundohet të veproj kundrejt një përgjegjësie sociale, atëherë do të përkrahen investimet që nuk i sjellin dëm ambientit, për këtë arsyeje bankat që janë të pajtueshmëri me këto standarde, që do të munden të menaxhojnë riskun ambiental do të kenë përparësi”.

    Berisha thotë se FKGK është angazhuar plotësisht për organizimin e sesione informuese për zyrtarët e bankave partnere, në mënyrë që t’i informojnë klientët për mundësitë që ky Fond i ofron për ta.

    “Fondi bashkëpunon me bankat në informimin e klientëve, edhe si rezultat mund ta përmendi edhe iniciativën e fundit me shoqatën e bankave, me bankat partnerë tona, me ç’rast mundemi përmes rrjeteve tona sociale të listohen dhe të informohen të gjithë klientët që mund të jenë të kualifikuar për të përfituar nga Fondi”.

    “Po ashtu edhe stafi i Fondit është shumë i angazhuar për organizimin e sesioneve informuese si për zyrtarë të bankave partnere, me ç’raste shpjegohen në detaje dhe elaborohen në detaje, të gjitha kriteret kualifikuese për bizneset partnere. Po ashtu jemi vazhdimisht në kontakt me shoqata të ndryshme të bizneseve, që të informohen për kriteret kualifikuese për të garantuar nga skema garantuese e Fondit. Po ashtu mundohemi të jemi në diskutim të afërt me bankat, sepse interesi jonë është që klientët të jenë të informuar, por mbi të gjitha vendimmarrjen për kredi e sjell banka, sepse është në interes si të klientit si të bankës që të financoj investime që do të sjellin rritje ekonomike”.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Meteorologu Mendim Rugova ka ofruar parashikimin e motit për ditët në vazhdim, duke thënë se do të mbeten kushte të motit të...
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas ndalimit të Nol Nushit, Sekretarit të Përgjithshëm të PSD-së, nga policia në kufirin Kosovë...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Italisë në Kosovë e ka mbështetur deklaratën e Bashkimit Evropian për mbylljen e strukturave paralele sot ku e ka quajtur,...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Italisë në Kosovë e ka mbështetur deklaratën e Bashkimit Evropian për mbylljen e strukturave paralele sot ku e ka quajtur,...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar lidhur me aksionin e sotëm për mbylljen e strukturave paralele serbe. Në reagimin...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica pas tubimit të kësaj partie në Viti ka shkruar për përkrahjen që kanë...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, e ka konfirmuar në rrjetin social “Truth Social”, se është arritur një marrëveshje mes Izraelit...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa ka njoftuar se bashkë me partiakë, kanë bërë ndezjen e qirinjve para lapidarit...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Lidhjës Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një vizitë në kompaninë për konstruksione metalike "Liga Steel"...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.