×
  • Lajme
  • Lajme

    FOL: Ekzekutivi realizoi 42.7 përqind të Planit të Punës për vitin 2020

    FrontOnline
    16 Mars 2021

    Lëvizja Fol sot ka publikuar raportin e punës së Qeverisë për vitin 2020, sipas të cilit qeveria Hoti ka realizuar 42.7 për qind të planit vjetor të punës.

    Erblin Hoxha koordinator i projekteve në FOL tha se Zyra e Kryeministrit gjatë 2020-ës, nga gjithsej 28 objektivat me gjithsej 164 aktivitet ka realizuar vetëm 48.8 përqind të tyre.

    Hoxha: Qeveria Hoti ka realizuar përafërsisht 42 përqind të planit vjetor të punës për vitin 2020

    “Statistikat e përgjithshme tregojnë që qeveria Hoti ka realizuar përafërsisht 42 përqind të planit vjetor të punës për vitin 2020 këtë mund ta shohim nga secila ministri. Totali i aktiviteteve që janë realizuar prej qeverisë Hoti në vitin 2020 është 42. 7 për qind, pra ky është niveli i përgjithshëm i aktiviteteve[…]Zyra e kryeministrit e kemi parë që në kuadër të planit vjetor të punës i ka planifikuar me i pas gjithsej 28 objektiva me 164 aktivitete, ndërsa prej tyre 31 ende kanë mbetur pa u implementuar[…]Dhe kjo i bie 48.8 përqind sa i përket zyrës së kryeministrisë“, tha Hoxha.

    Sipas këtij raporti ndër ministritë që kanë pasur përqindjen më të lartë të realizimit të punës është ajo për Komunitet dhe Kthim, e Financave, e Zhvillimit Rajonal, dhe e Pushtetit Lokal.

    Hoxha: Nivel më të lartë të realizimit të planit të punës ka ministria e Pushtetit Lokal

    “Sa i përket ministrisë për Komunitete dhe Kthim këtu e shohim se mbi 91 përqind apo pothuajse 92 përqind të aktiviteteve të planit të punës është përmbushur këto janë katër objektiva në total, tri prej të cilave janë përmbushur 100 përqind, njëra nga objektivat është 66 përqind. Tek ministria për Komunitete dhe Kthim vetëm 1 aktivitet ka mbetur pa përfunduar sipas planit të punës dhe kjo është një prej ministrive që ka nivelin më të lartë të përfundimit të aktiviteteve dhe përmbushjes. Sa i përket ministrisë së Zhvillimit Rajonal edhe këtu kemi një nivel jashtëzakonisht të lartë të përfundimit të planit të punës mbi 94 përqind pothuajse 95 përqind të aktiviteteve ku janë paraparë 3 objektiva, dy prej të cilave janë përmbushur 100 për qind, një prej objektivave është 88 përqind[…] E kemi ministrinë e Pushtetit Lokal ku në kuadër të saj kemi një nivel jashtëzakonisht të lartë të përfundimit të aktiviteteve diku 95.3 përqind të aktiviteteve të parapara janë përfunduar, kanë qenë gjithsej 3 objektiva në total”, tha ai.

    Hoxha tha se ministria që ka nivel më të ulët të përmbushjes së aktiviteteve të parapara është Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës.

    Sipas Lëvizjes Fol nuk ka të dhëna për Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë pasi nga ky dikaster kanë refuzuar të kthejë përgjigje në kërkesën e tyre.

    Hoxha: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka nivel më të ulët për realizim të planit të punës

    “Tek ministria e Jashtme dhe Diasporës këtu e kemi një 37.5 pra as 38 pëqind pothuajse të aktiviteteve të parapara nuk janë përmbushur. Por e shohim një nivel pak më të ulët prej gjithsej 6 objektivave , 1 objektiv nuk ka asnjë aktivitet të përfunduar, ndërsa dy objektiva tjera janë nën nivelin 20 përqind të aktiviteteve të parapara pra në nivel total prej aktiviteteve të parapara 33 aktivitete ende nuk janë përfunduar dhe kjo është prej ministrive me përqindje më të ulët të aktiviteteve të realizuar nga ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Sa i përket ministrisë së Drejtësisë i kemi edhe 24 aktivitete të parealizuara mbi gjysma 55/6 përqind e aktiviteteve janë përmbushur gjithsej nga 5 objektiva[…] Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që në kuadër të planit vjetor të punës i ka pasur 6 objektiva me gjithsej 129 aktivitete , mirëpo fatkeqësisht përmes insistimit tonë nga kjo ministri nuk kemi arritur me marr një përgjigje të saktë se sa prej aktiviteteve është përmbushur”, tha Hoxha.

    Nga gjithë ky raport i realizuar nga Lëvizja Fol, koordinatori i projekteve Erblin Hoxha tha se ekzekutivi ka një mungesë të planifikimit të duhur për aktiviteteve e parapara.

    Hoxha: Kemi një mungesë të planifikimit të duhur të aktiviteteve

    “Kemi parë një mungesë të planifikimit të duhur pra në planin e punës së qeverisë mos të harrojmë që në vitin 2020 kemi pasur dy qeveri të ndryshme por prapë se pra plani i punës për vitin 2020 është i qeverisë jo domosdoshmërish i një fiks qeverie pra ky ndryshimi e ka bërë të komplikuar realizimin e aktiviteteve . Por gjithsesi qeveria ka treguar nuk ka planifikuar të mirë të aktiviteteve”, theksoi Hoxha.

    Ministria e Shëndetësisë në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka realizuar 51. 8 përqind të panit, ku ka planifikuar të realizoj 5 objektiva me gjithsej 29 aktivitete. Nga 29 aktivitetet e parapara 14 kanë mbetur pa përfunduar.

    Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 9 objektiva me 89 aktivitete, nga të cilat 38 kanë mbetur pa përfunduar.

    Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 2 objektiva me gjithsej 10 aktivitete. Nga to 4 kanë mbetur pa u realizuar dhe që gjithsej ka realizuar 60 përqind të planit të paraparë.

    Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka realizuar mbi 73 për qind të aktiviteteve që janë planifikuar, ku ishin planifikuar 6 objektiva me gjithsej 71 aktivitete. Prej tyre 19 aktivitete kanë mbetur pa përfunduar.

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 4 objektiva me gjithsej 56 aktivitete, nga të cilat 31 kanë mbetur pa përfunduar. Kjo ministri ka realizuar rreth 45 për qind të planit vjetor të punës.

    Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 8 objektiva me gjithsej 159 aktivitete nga të cilat 72 kanë mbetur pa përfunduar.

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 2 objektiva me gjithsej 20 aktivitete. Nga të 20 aktivitetet e parapara 12 kanë mbetur pa përfunduar.

    Ministria e Financave në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 5 objektiva me 51 aktivitete gjatë gjithë vitit. Nga 51 aktivitetet e parapara 10 kanë mbetur pa përfunduar.

    Ministria e Infrastrukturës në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 5 objektiva me gjithsej 30 aktivitete, nga të cilat 16 kanë mbetur pa përfunduar.

    Ministria e Mbrojtjes në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 4 objektiva me gjithsej 23 aktivitetet, nga të cilat 7 kanë mbetur parealizuar.

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Valon Demolli nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë se ofendimet e Vetëvendosjes karshi tyre, ishte jo e...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të fshatit Konjuh ka ndodhur një aksident zingjirorë, e të përfshira kanë qenë tri vetura. Siç...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se për të gjitha kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq karshi Kosovës, i njofton liderët...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.