×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    FMN-ja pret rritje ekonomike prej 3.8%, Gërxhaliu: E respektoj, mirëpo realiteti është ndryshe

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2023

    Ish-kryetari Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se realiteti me të cilin janë duke u përballur qytetarët dhe ajo se çka është duke ndodhur në Kosovë, është pasqyra më e mirë e që mund të tregojë rritjen ekonomike në vend.

    Duke komentuar raportin e Fondi Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit thuhet se Kosova pritet që të ketë rritje ekonomike prej 3.8 për qind për vitin 2023, tha se sanksionet nga Bashkimi Evropian janë rezymeja më e mirë karakterizuese e aktualitet ekonomik në Kosovë.

    “Çka flitet e thuhet nëpër institucione të ndryshme është për t’u respektuar, mirëpo besoj realiteti më i mirë i rritjes ekonomike është ajo çka ndodh në Kosovë, atë që e shijojnë kosovarët dhe atë që e ndjen qytetari i Kosovës”.

    “Kisha pas dëshirë që të jetë e vërtetë ajo që qarkullon nëpër media, mirëpo në qoftë se kemi shkallën e inflacionit, në qoftë se kemi ngritjen e çmimeve çoftë të produkteve bazike, në qoftë se kemi rënie të investimeve të huaja direket, në çoftë se kemi tkurrje të projekteve kapitaleve, keq menaxhim të buxhetit vjetor, rënie të eksporteve dhe jemi shoqëri e varur nga importi, nëse kemi pakënaqësi sa i përket pagave në Kosovë çoftë në nivelin publik e atë privat, raportet nga ShBA-ja, BE-ja e në veçanti këto rajonale aty ku hyn edhe Shqipëria, në çoftë se kemi këtë zbrazjen masive të Kosovës ,atëherë shtrohet pyetja se sa ka kuptim një term i tillë dhe se në çka është i bazuar”, tha Gërxhaliu për EO.

    Eksperti i çështjeve ekonomike tha se Kosova ka nevojë për rritje ekonomike, çoftë edhe për një për qind apo 1.5%.

    “Duhet të ketë sa më shumë investime të huaja direket, rritje te eksporteve, dialog publik-privat, vende të reja të punës, edukime në funksion të zhvillimit ekonomik dhe atij masovik, perspektiva që të rinjtë të mbesin në Kosovë, pra në këto duhet të jemi të orientuar të arrihen”, tha Gërxhaliu deri sa shtoi faktin se çfarë është blerë vitin e kaluar me 100 euro sot nuk mund të merret as me 150.

    Në raportin e FMN-së për Kosovën, për dallim nga raporti i prillit ku parashikohej rritje ekonomike prej 3.5%, në raportin e tetorit, kreditori global e ka rritur projeksionin në 3.8% për vitin 2023. Sipas raportit, inflacioni pritet që të ngadalësohet për 4.7 për qind në 2023 nga 11.7 për qind vitin paraprak, para se të bie në 3.1 për qind më 2024.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Lajme10 Janar 2025
    Avokati Arianit Koci ka thënë se hetuesi policor Idriz Gashi nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim elektoral, siç ishte dyshuar më...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot morën pjesë në ceremoninë e lansimit të Parakualifikimit...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK, Hajdar Beqa me numër 31, fton të gjithë bashkëatdhetarët që të votojnë, pasi vota e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Vip10 Janar 2025
    Big Brother VIP Albania ka marrë vëmendjen e gjithë publikut, pas hyrjes së Gjestit, si banori më i ri në shtëpi. Por...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Sport10 Janar 2025
    Menaxheri i Edon Zhegrovës, Serxhio Mezi thotë se Napoli është njëri prej dhjetë klubeve të interesuar, respektivisht të ofertave që i ka...
    Lajme10 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar sot se zyrtari i SHBA’së që po e viziton Kosovën Richard R.Verma ka konfirmuar se se SHBA...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.