×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    “Fluturojnë” çmimet në nëntor, shtresa e varfër është “falimentuar”

    FrontOnline
    14 Dhjetor 2021

    Çmimet po shkojnë lart e më lart.

    Inflacioni në nëntor të këtij viti ishte për 6.9% më i madh krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, 2020.

    E gjitha kjo erdhi si rezultat i shtrenjtimit të shumicës së produkteve, shkruan “Front Online”.

    Buka e drithërat u shtrenjtuan për 7.3 %, qumështi, djathi dhe vezët për 4.0%.

    Perimet për 1.1%, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsira për 4.2%.

    Rritje pati edhe te vajrat dhe yndyrat ushqimore, 3.8%.

    Ngritja e çmimeve, sipas Selatin Kaçanikut nga organizata “Konsumatori”, ka varfëruar shportën e konsumatorit.

    “Shtresa e varfër tashmë është falimentuar shkaku i ngritjes së çmimeve. Kur flasim për ngritjen e çmimeve një gjë duhet ta kemi të qartë, ne si qytetarë jo vetëm që kemi ngritje të çmimeve, por edhe manipulim të afateve të skandencës, të peshës së produkteve etj”, u shpreh Kaçaniku për “Front Online”

    Ato nuk do të stabilizohen deri kah mesi i vitit të ardhshëm 2022.

    Ekonomisti Erton Bega thotë se kjo do të ndodh kur të rregullohen disa faktorë që derivojnë nga tregu global e të cilët në fakt ishin edhe ata që e shkaktuan inflacionin në Kosovë.

    “Inflacioni është i importuar. Rritja e kërkesës për mallra i ka zënë të papritur prodhuesit globalë. Kërkesa e ka kaluar ofertën dhe për rrjedhojë çmimet janë rrit. Ky është faktori i parë. Faktori i dytë është presioni që po vjen nga kriza energjetike në tregun global”, theksoi ai për “Front Online”.

    Çmimet e nëntorit 2021 krahasuar me ato të tetorit 2021 u rritën për 1,2%.

    Si për mësysh, pos pemët u liruan për -5.9% në dallimin midis këtyre dy muajve.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.