×
  • Vip
  • Vip

    Flet i riu që ia hodhi Rita Orës flamurin serb në koncert: Më befasoi ajo, ma mori atë nga dora

    FrontOnline
    28 Gusht 2023

    Rita Ora pak ditë më parë është kthyer në temën e diskutimit në të gjitha mediat shqiptare dhe ato të Serbisë.

    E shkak për këtë u bë një performancë e saj në një festival në Hungari, ku këngëtares shqiptare i është dhënë një flamur serb dhe ajo (duke menduar që ka një flamur hungarez në duar) e ka marrë atë me vete në skenë.

    Tani, fansi në fjalë i quajtur Borivoje, ka folur në një intervistë për Telegrafin e Serbisë dhe ka shprehur përshtypjet e tij lidhur me ngjarjen.

    Borivoje, siç ka shpjeguar vet është hungarez, por duke qenë se është fëmijë që vjen nga një martesë e përzier, nëna e tij është serbe dhe babai i tij hungarez, e ka sjellë flamurin në koncert.

    “Kam lindur në Hungari, nëna ime është serbe, kam shkuar në festivalin SZIN dhe flamurin serb e mbaj gjithmonë me vete. E kam futur pa problem, në Szeged i duan shumë serbët dhe nuk kanë bërë asnjë problem”, ka zbuluar Borivoje për Telegraf.rs.

    “Kam ardhur më herët për t’u ulur në rreshtin e parë për të xhiruar një video në Instagram – me flamurin e Serbisë në koncertin e Ritës”, tha ai.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Telegraf.rs (@telegraf.rs)

    Siç zbuloi Borivoje, ai nuk ia dha flamurin, por ajo e mori vetë dhe u mbulua, gjë që e habiti edhe atë.

    “Më befasoi edhe ajo, ma mori flamurin nga dora. Unë thjesht doja të bëja një video për TikTok. Askush tjetër nuk ishte me flamurin e Serbisë përveç meje”, thai riu hungarez për mediumin serb.

    Në fund ai ka treguar se më pas nuk ka pasur asnjë problem dhe se pas koncertit ka biseduar me një shqiptar që ka parë gjithçka dhe i ka thënë “se ishte shumë i zhgënjyer nga Rita”.

    Foto: Borovije/Instagram

    “Nuk pata asnjë problem pas kësaj. Unë pas koncertit fola me një shqiptar dhe i thashë se ajo ma mori flamurin nga dora, dhe ai tha se nuk ishte faji im dhe se ishte shumë i zhgënjyer prej saj”, ka përfunduar Borovioje.

    Rita përndryshe gjatë ditës së diel ka shpjeguar se as nuk e kishte idenë se çfarë flamuri ishte ai që mbante në duar dhe se pa dashje e ka marrë atë me vete në skenë, duke menduar se flamuri në fjalë është i Hungarisë. /Telegrafi

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji pas kurorizimit të dashurisë së tyre kanë vendosur të organizojnë një dasëm madhështore. Pak ditë nga...
    Vip11 Tetor 2024
    ‘Krisja’ në marrëdhënien e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë përgjatë muajve të fundit....
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Teuta Kurti ka njoftuar ndjekësit se ka humbur babain. Njoftimin për ndarjen nga jeta të babait të saj, Ismet Kurtit, këngëtarja...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se avokati i tij ka dorëzuar sot padi për shpifje ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal...
    Sport11 Tetor 2024
    Shqipëria i ka mbyllur 45 minutat e parë me disavantazh 1-0 si mysafir i Çekisë në Ligën e Kombeve. Pas vetëm 3...
    Sport11 Tetor 2024
    Para syve të UEFA-s, edhe një herë ka ndodhur një skandal drejtuar Kosovës. Në ndeshjen e Ligës së Kombeve, mes Çekisë dhe...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është radhitur në vendin e dytë, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në...
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji pas kurorizimit të dashurisë së tyre kanë vendosur të organizojnë një dasëm madhështore. Pak ditë nga...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri  i ka quajtur turp kombwtar audio-incizimet mes shefes së grupit parlamentar të LVV-së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.