×
  • Opinione
  • Opinione

    Fjalim përçarës i të parës së vendit

    Bekim Çollaku
    18 Dhjetor 2022

    Shkruan: Bekim Çollaku

    E dhimbshme por jo shumë e papritur. Kur urrejtja të mbërthen keq, sigurisht që është e pamundur ta mbash brenda vetes. Kështu ndodhi edhe këtë vit. Njësoj si çdo vit tjetër, njësoj si çdo ditë tjetër në të kaluarën, por shpresojmë se nuk do të ndodhë në të ardhmen. Një nënë të cilën fati e ka veshur më pushtetin më të madh në Kosovë, humbi edhe një mundësi tjetër për të mbrojtur të gjitha nënat kosovare. Vështirë është të përcaktohet se a është në pyetje xhelozia, inati personal apo diçka tjetër. Ne nuk i dimë arsyet e vërteta të burimit të sjelljes së saj, mirëpo, fatkeqësisht presidentja na zhgënjeu përsëri me fjalimin e saj vjetor. Pa asnjë shkak të vetëm, ajo nuk hezitoi të shpërfaqë urrejtjen dhe etiketimet e saj ndaj një biri të një nënë tjetër, i cili për më shumë se dy vite mbahet i paraburgosur në Hagë. Presidentja e Kosovës që edhe vetë është një nënë, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, etiketoi dhe fyeu padrejtësisht birin e burgosur në një vend të largët, të një nënë të urtë diku në një fshat të Drenicës. Presidentja e Kosovës do të duhej të sillej ndër të tjera, jo vetëm si nënë e fëmijëve të saj, por edhe si nënë dhe gardiane e bijve dhe bijave të nënave të gjithë Kosovës. Por kjo duket që është e pamundur për atë. Si rrjedhojë, ajo përsëri e rikonfirmon se nuk i intereson aspak mbrojtja së paku morale e çlirimtarëve të burgosur. Edhe më keq, ajo provon t’i lëndoj ata edhe prapa grilave.

    Kushtetuta e Republikës së Kosovës imponon që ndër të tjera, e para e vendit të jetë faktor unifikues dhe kurrsesi përçarës. Përkundër kësaj, është e habitshme që këto pritje minimaliste, nuk rezultojnë askund në realitet. Fatkeqësisht, presidentja aktuale, e cila as nuk e shqipton dot emrin e ish – presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, e cilëson atë si “tregtar të kufijve” duke u shprehur se “koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar një herë dhe përgjithmonë…” Kjo deklaratë tendencioze dhe fyese, nuk lëndon vetëm shpirtin e një nënë që ka mall për të birin e saj të burgosur, por lëndon ndjenjat e mijëra e miliona shqiptarëve kudo që janë.

    Hashim Thaçi, së bashku me mijëra bashkëluftëtarë të UÇK-së është fajtori, përgjegjësi dhe ndër më meritorët që me luftën e tyre për liri, vërtet ndryshuan kufijtë e Evropës. Flijimi, sakrifica dhe lufta e shenjtë e UÇK së e ndryshoi, e “korrigjoi” dhe në fakt e vulosi hartën e Evropës, duke e ngulitur në zemër të saj, një shtet të ri- Kosovën e pavarur. Ky është një nga mëkatet dhe kryfajet që ka bërë ai dhe luftëtarët e lirisë, e Beogradi dhe ata që nuk ia duan të mirën Kosovës, nuk ua falin kurrë. Por ky nuk është mëkati dhe as merita e vetme e tij. Historia është kujdesuar që djalit të nënës së urtë nga Drenica, t’i jep edhe një rol tjetër – atë të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës. Serbia, sigurisht që e mban fajtor atë edhe për këtë veprim. Por, fatmirësisht, qytetarët e Kosovës përgjithmonë do t’i mbetën atij dhe gjithë çlirimtarëve të tjerë mirënjohës për sakrificën dhe luftën e tyre për liri. Këto fakte historike, nuk do të duhej të ishin problematike në asnjë rrethanë për askënd në Kosovë, e më së paku, për të parën e shtetit tonë.

    Për më tepër, për askënd në Kosovë, e më së paku për të parën e shtetit tonë, do të duhej të konsiderohej problematik përkushtimi dhe përpjekja konkrete politike për të jetësuar ëndrrën shekullore për liri të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës. Tek e fundit, Presidenti Thaçi në kapacitetin e tij si President i Republikës së Kosovës e ndjente si një mision shtetëror që të artikulojë publikisht kërkesat dhe aspiratat politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën – që është vullnet politik dhe rezultat i referendumit të mbajtur në vitin 1992. Prandaj është e pakuptimtë që për ketë veprim krejt legjitim, presidentja aktuale ta cilësojë atë si “tregtar kufijsh”. Në rast se një cilësim i tillë është bërë pa dashje apo presidentja nuk ka aluduar fare tek presidenti Thaçi, do të ishte e dobishme të bënte një sqarim të menjëhershëm. Një sqarim tjetër është i domosdoshëm edhe për shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës, sepse ndoshta ata tani mund të mendojnë se liderët shtetërorë të Kosovës kanë hequr dorë nga përpjekjet shtetërore në mbrojtje të shqiptarëve që jetojnë atje. Kosova dhe Shqipëria nuk guxojnë që t’i lënë shqiptarët e Luginës së Preshevës që të asimilohen dhe shpërngulen nga vatrat e tyre. Dy shtetet tona e kanë obligim që të sigurojnë mbijetesën dhe të drejtat e shqiptarëve atje, dhe të mos heqin dorë nga bashkimi i tyre me Kosovën nëpërmjet një marrëveshjeje paqësore me Serbinë.

    Gjatë luftës sonë të lavdishme për çlirim dhe liri, jo të gjithë ne e kishim fatin apo guximin që të ishim pjesëtarë të UÇK-së. Ky fakt nuk ka përse të na bëjë që të ndjehemi keq, inferiorë apo të mbajmë inate ndaj atyre që patën guximin për të luftuar. Përkundrazi, që nga momenti që secili nga ne e kemi pranuar dhe mbështetur luftën e drejtë të UÇK-së për liri, ne të gjithë jemi çlirimtarë. Prandaj, askujt nuk i takon më shumë se sa të parës së shtetit tonë që ta ruajë dhe kultivojë ndër breza respektin e shenjtë për secilin luftëtarë të UÇK-së, sepse kjo është ADN-ja jonë. Kjo duhet të jetë edhe ADN-ja juaj si nënë kosovare dhe si presidente.

    Nga Rubrika
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Opinione06 Janar 2025
    Nga Hisen Berisha: Refuzimi i Kryeministrit Kurti ndaj Prokurorisë Speciale dhe institucioneve shtetërore shfaq një problem më të thellë sesa një mosmarrëveshje...
    Të tjera
    Lajme09 Janar 2025
    Për ish-kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, kryeministri aktual Albin Kurti ka cenuar marrëdhëniet e Kosovës me partnerët e saj, veçanërisht me SHBA-në....
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Presidenti Joe Biden miratoi të mërkurën një deklaratë federale për gjendje emergjence për Kaliforninë, që do të autorizojë fonde dhe burime për...
    Vip08 Janar 2025
    Xheneta ka konfrontuar Leo-n për ofendimin që i ka bërë mbrëmë teksa e konsideroi ”Gold Digger”. Ajo u shpreh se asnjëherë nuk...
    Vip08 Janar 2025
    Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Anisa, ka shkaktuar reagime me qëndrimin e saj ndaj vendimit të Gjestit për t’iu bashkuar “Big...
    Sport08 Janar 2025
    Edon Zhegrova është duke e luajtur sezonin më të mirë në karrierën e tij, me fanellën e Lille, si në Ligue 1...
    Vip08 Janar 2025
    Sara dhe Driloni kanë shijuar një darkë romantike brenda shtëpisë së ‘Vëllait të Madh’ teksa bashkë shoshitën gjithë raportin dhe ndjesitë e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.