×
  • Lajme
  • Lajme

    Fizibiliteti, një nga arsyet e shkarkimit të Basri Sejdiut nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Bordi i SHSKUK-së ka shkarkuar dje drejtorin e përgjithshëm Basri Sejdiu, me disa arsyetime të cilat lidhen me gjetjet e auditorit të brendshëm dhe Zyrës Kombëtare të Auditorit.

    Në vendimin të cilin e ka siguruar Gazeta Shneta, si arsye e parë përmendet vendimi i Gjyqit të Nderit të Odës së Mjekëve të Kosovës për falsifikimin e faksimilit të kardiologut. Tutje në vendim përmenden raportet financiare për vitet 2018 dhe 2019 për SHSKUK-në, nga Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, shkruan Gazeta Shneta. Poashtu edhe raportet e auditorit të brendshëm për shpenzimet e SHSKUK-së, për menaxhimin e automjeteve zyrtare, si dhe për të hyrat vetanake. Një prej arsyeve të shkarkimit janë edhe kompensimet dhe shtesat e paguara për punëtorët e adeministratës në QKUK dhe spitale të përgjithshme.

    Kujtojmë se një prej skandaleve gjatë menaxhimit të Sejdiut kanë qenë shtesat për punonjësit e administratës të cilët kishin marr paga deri në 1 mijë e 400 euro në emër të honorarit.

    Një prej arsyeve të shkarkimi është edhe tenderi për fizibilitet i realizuar nga menaxhmenti i SHSKUK-së gjatë kohës së Sejdiut. Për këtë tender pati raportuar vazhdimisht Gazeta Shneta. SHSKUK kishte iniciuar fizibilitetin pa njësi kërkuese me një kontratë 100 mijë euro për një grup të kompanive që lidheshin me politikan në Shqipëri dhe Kosovë.

    Raporti i fizibilitetit ishte kritikuar nga menaxherët e kontratave se ky studim nuk kishte nxjerr asgjë më shumë sesa raportet vjetore të njësive, ndërsa kishte rekomanduar mundësinë për dhënie me koncesion për kompani të huaja.

    Në vendimin për shkarkim përmenden edhe çështje të tjera sikurse janë transferimet e jashtëligjshme nga regjionet në qendër, emërime në pozita udhëheqëse të personave në moshë të re 23 dhe 26 vjeçar, raporti i auditimit të brendshëm për shpenzimin e filmave në Klinikën e Radiologjisë, etj.

    Poashtu një prej arsyeve është edhe organogrami i miratuar jashtëligjshëm nga SHSKUK, nga ku kanë derivuar disa konkurse për pozita të larta udhëheqëse.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.