Gjykata Supreme e Kosovës ka filluar rikthimin e punëtorëve të KEDS-KESCO në vendet e tyre të punës, ku kanë qenë duke punuar para largimit.
Kjo u bë e ditur nga Federata Sindikale e Pavarur ElektroKosova përmes një postimi në Facebook. Në këtë njoftim u kërkua që ky aktvendim i Supremës të respektohet në tërësi.
“E përgëzojmë gjykatën për fillimin e kthimit të punëtorëve në vendet e tyre të punës të larguar padrejtësisht nga puna. Njëkohësisht kërkojmë nga KEDS-KESCO, që ta respektojë Aktgjykimin e Gjykatë Supreme në tërësi, duke i kthyer punëtorët në vendet e tyre ku kanë qenë duke punuar para largimit”, thuhet në njoftimin e sindikatës.
Kjo sindikatë thotë se protestat në mbrojtje të punëtorëve kanë qenë të drejta dhe të domosdoshme.