Ora policore nisi të hënën në mbrëmje në Ferizaj.
E vendimin që ua kufizon lëvizjen prej orës 21:00 në mbrëmje deri në 05:00 të mëngjesit, ferizajasit e respektuan si asnjëherë më parë.
Kështu ka bërë të ditur përmes një bisedë telefonike për Front Online, i pari i kësaj komune, Agim Aliu.
“Nuk ka pasur ndonjë incidentë. Është respektuar ora policore. Madje më mirë se çdo herë tjetër më parë”, u shpreh ai.
Ngjashëm vepruan edhe pronarët e kafiterive. Ata ua vun drynin lokaleve të tyre në orën 21:00, ashtu siç edhe është paraparë në vendimin e Qeverisë, të miratuar të dielën.
“Në orën 21:00 është mbyllur gjithçka. Një qetësi absolute”, theksoi ai për Front Online.
E respektimi maksimal i masave ua lehtësoi punën inspektorëve dhe policëve në terren, të cilët nuk patën nevojë për ndonjë intervenim.
Aliu beson se edhe të martën në mbrëmje qytetarët e komunës që ai drejton do të veprojnë njëjtë.