Tashmë është gjithçka zyrtare. Armend Dallku do të jetë trajneri i ri i Vushtrrisë.
Dallku do të kthehet në qytetin e tij të lindjes, ku do të marrë drejtimin e skuadrës që garon në Ligën e Parë.
Dallku për katër vite drejtoi skuadrën e Dukagjinit të Klinës, me të cilin klub shkroi histori, duke u kualifikuar në garat evropiane, përkatësisht deri në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Njoftimi i plotë i klubit, pa ndërhyrje:
Ditë historike për klubin futbollistik FC Vushtrria, me zyrtarizimin e Armend Dallkut si trajner, së bashku me ndihmësit e tij. Gjithashtu, sponzori kryesorë Shaip Mikullovci, dhe Naser Imeri.
Kryetari i komunës Ferit Idrizi në ditët në vijim në kuvendin komunal do të zgjedhin Presidentin e klubit dhe stafin menaxhues. Këto ndryshime të rëndësishme janë zyrtarizuar së fundmi.
Klubi bardhë e kaltër ka njoftuar gjithashtu për disa transferime të reja nga jashtë vendit, me të cilat kanë arritur marrëveshje.
Mikullovci dhe Imeri ndërmarrësit e suksesshëm janë parë si shpresa e fundit për të arritur suksesin, pasi që klubi ka vite që po përballet me rezultate të dobëta dhe mungesë në elitën e futbollit kosovar.