Paris Saint-Germain mendoi të bënte një ofertë rekord botëror për Lamine Yamal sezonin e kaluar, sipas Fabrizio Romanos.
PSG dëshironte shumë të ‘sulmonte’ tregun e transferimeve pasi kuptoi se Kylian Mbappe do të largohej nga klubi për në Real Madrid.
Tarifa rekorde botërore e paguar nga një klub për një lojtar mbetet 222 milionë euro të shpenzuara nga parisienët për të nënshkruar me Neymar në vitin 2017.
Marrëveshja aktuale e Lamine Yamal me Blaugranasit skadon në vitin 2026 ndërsa klauzola e lirimit të tij qëndron në 1 miliard euro.
Ai do të jetë në gjendje të nënshkruajë një marrëveshje afatgjatë sapo të mbushë 18 vjeç korrikun e ardhshëm. /Telegrafi/