×
  • Opinione
  • Opinione

    Evropë, mos u relakso

    Constanze Stelzenmuller
    25 Prill 2024

    Burimi: The Financial Times (titulli origjinal: Don’t relax, Europe — the US hard right isn’t finished yet), Constanze Stelzenmuller.

    Në fundjavë, Kongresi më në fund e zhbllokoi faturën e ndihmës prej 61 miliardë dollarëve për Ukrainën, ndërsa pëshpërimat e lehtësimit u dëgjuan nëpër kryeqytetet evropiane – aty ku politikanët e trazuar për muaj të tërë lexonin detajet misterioze të procedurës së Kongresit. Por, ende nuk duhet të marrin frymë lirshëm. Kjo jo vetëm për arsyen se ata dollarë duhet të shndërrohen në armë dhe pastaj në rrugën drejt fitores së Ukrainës në fushën e betejës.

    Ky votim i jashtëzakonshëm u realizua nëpërmjet transformimit rrënjësor të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson – me ndihmën e inteligjencës dhe me shtytjen vendimtare të më pak se gjysmës së grupit republikan dhe të mbështetjes nga pothuajse e gjithë pala demokrate në Dhomë. Ndërkohë, Donald Trumpi, kandidati i supozuar presidencial i republikanëve, është hutuar nga problemet e veta ligjore.

    Megjithatë, evropianët nuk duhet ta mashtrojnë veten se ky është kthim në mendjen e kthjellët republikane, në njerëzoren dypartiake ose në harmoninë transatlantike. Në retrospektivë, ky pozicionim i palëve me gjasë do të duket si anomali e rrallë.

    Për të qenë të drejtë: ndryshe nga viti 2016 kur refuzuan madje të pranonin mundësinë e fitores elektorale të kandidatit i cili ata i quajti “të mjerë”, evropianët kohët e fundit nuk kanë qëndruar duarkryq. Kanë shpenzuar shumë kohë duke analizuar teknikat e mbijetesës në rast të fitores së dytë të Trumpit.

    Dy idetë e tyre të mëdha – ndarja e barrës dhe bilateralja – janë krejtësisht të arsyeshme. Që nga kohët e lashta, evropianët kanë shprehur përkushtimin për të marrë më shumë përgjegjësi në mbrojtjen e kontinentit të tyre, por frika është shtytje efektive për politikën: të paktën 18 nga 32 shtetet e NATO-s tani shpenzojnë ose janë në rrugën e duhur për të shpenzuar dy për qind të GDP-së për mbrojtjen. Është shumë e sigurt se do të kërkohen shpenzimet edhe më të larta.

    Disa vende evropiane kanë baza, qendra transporti dhe porte të cilat në aspektin strategjik janë të dobishme për partnerët amerikanë dhe në këtë mënyrë ofrojnë terren për marrëdhëniet teë qëndrueshme dypalëshe. Për transaksionalistët në kampin trumpian – dihet se vetë kandidati për NATO-n mendon si një kryqëzim midis një klubi privat dhe rakete mbrojtëse – shpenzimet e mbrojtjes dhe pasuritë e paluajtshme janë propozime tërheqëse.

    Megjithatë, shumica e evropianëve u kanë kushtuar shumë më pak vëmendje ideologëve rreth kandidatit republikan: konservatorëve nacionalistë për të cilët filozofia trumbeton pushtetin. E humbën votën e ndihmës të së shtunës, por rimbushen nga kjo humbje në betejën për dominim mes republikanëve.

    Shumë nga ideologët e të ashtuquajturës e djathta e re, janë përqendruar në kthimin e rendit kushtetues të Amerikës në një demokraci joliberale – sipas modelit të Hungarisë së kryeministrit Viktor Orbán. Historiani amerikan Charles King e ka përshkruar këtë si “rimendimin më radikal, ndër breza, të konsensusit politik amerikan”.

    Por, qëllimet transformale nuk ndalen te bregu. Po si heroi i Francës i Luftës së Dytë Botërore, presidenti Charles de Gaulle i cili kishte “ide të caktuara për Francën”, edhe ata kanë ide të caktuara për Evropën. Nuk është diçka që shumica e evropianëve do ta pranojnë ose pëlqejnë.

    Ultrakonservatorët e Amerikës kanë pikëpamje të zymtë për institucionet mbikombëtare të Evropës. Por, i kërkojnë aleatët e natyrshëm në të djathtën ekstreme të Evropës e cila ka një projekt të vetin evropian: në vend që të dalë nga BE-ja mbikombëtare, kërkon ta ribëjë atë.

    Partitë e ekstremit të djathtë të Evropës shpresojnë të rrisin hisen e ulëseve – nga 20 në 25 përqind në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në qershor. Kjo mund t’ua ofrojë postet e larta ekzekutive në Komisionin Evropian dhe të shtojë ndikimin e tyre mbi politikat konservatore në vendet e veta. Disa prej tyre shohin lidhje midis luftës së tyre të kulturës dhe mendimit për luftën e klasave të ekstremit të majtë. Rast i tillë janë Alternativa e ashpër e djathtë e Gjermanisë dhe Aleanca e re e majtë e Sahra Wagenknechtut.

    Konferencat NatCon (të konservatorëve kombëtarë) të organizuara nga Yoram Hazony, kanë punuar për të ndërtuar ura midis të djathtës së fortë të ShBA-së dhe të Evropës. Folës i rregullt është senatori i Ohajos, JD Vance – një yll në rritje i së djathtës së re. Atij i pëlqen të thotë se “lufta kulturore është luftë klasash”, punon me gjithë kundërshtarët në grupin e demokratëve të majtë dhe kundërshton mbështetjen për Ukrainën. Ai e përmend de Golin si frymëzim, sepse ai e ka rishkruar Kushtetutën e Francës së pasluftës.

    Evropianët që shtojnë buxhetet e veta të mbrojtjes dhe të cilët i rinovojnë bazat e veta, do të bënin mirë nëse e studiojnë këtë pararojë të re ideologjike të së djathtës amerikane, ndërrimin e brezave, aleancat e kryqëzuara dhe miqtë në Evropë. Mbetet për t’u parë nëse kjo do të mbizotërojë në zgjedhjet e nëntorit në ShBA. Por, nëse jo, kjo do të jetë opozita. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve nga zjarri që ka shpërthyer në Los Angeles të ShBA-së. Në një përditësim të...
    Lajme11 Janar 2025
    Njohësi i politikës së jashtme, Dritëro Arifi,për FrontOnline ka komentuar premtimet e partive politike lidhur me diplomacinë e Kosovës, duke theksuar se...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kanosur kryeministrin Albin Kurti para disa ditësh. Policia tha...
    Lajme11 Janar 2025
    Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në një lokal në Malishevë, i cili më pas është dërguar për...
    Lajme11 Janar 2025
    Partitë politike do të hapin zyrtarisht sot fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit. Subjektet do të mbajnë tubimet e para që...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka bërë apel tek të gjithë qytetarët e vendit që të kenë kujdes gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.