×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Evropa në alarm nga COVID-19

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Zyrtarët evropianë të shëndetësisë u kërkuan të enjten në Bruksel vendeve anëtare të ndërmarrin hapa për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit në vendet e tyre për të parandaluar rikthimin e masave të izolimit, të cilat ata i konsideruan shkatërruese për ekonominë.Ata thanë se me afrimin e motit të ftohtë është e nevojshme të shmanget një epidemi gripi në të njëjtën kohë me koronavirusin.

    Paralajmërimet vijnë ndërsa pjesa më e madhe e Evropës po sheh një rritje të rasteve me COVID-19 dhe një raund të ri masash kufizuese që synojnë ndalimin ose të paktën ngadalësimin e përhapjes së infeksionit.Duke folur në një konferencë shtypi, komisionerja për Shëndetësinë e BE-së Stella Kyriakides tha se ky është një moment vendimtar për organizatën dhe mund të jetë siç shtoi ajo, shansi i fundit për të parandaluar një përsëritje të bllokimeve që u vendosën në pranverë e që paralizuan ekonominë e rajonit. Zonja Kyriakides tha se disa shtete anëtare po shohin situata që janë edhe më të rënda sesa gjatë kulmit të pandemisë në mars.

    “Është arsye vërtet për t’u shqetësuar. Për të qenë me të qartë, kjo do të thotë se masat e marra thjesht nuk kanë qenë mjaft efektive ose nuk janë zbatuar ose ndjekur siç duhej të ishin”, tha ajo.

    Zonja Kyriakides pranoi se zyrtarët po përballen me atë që ajo e quajti “lodhje nga COVID-19”, që shoqërohet me një shpërfillje të dukshme të distancës fizike e rregullave, shoqëruar madje me disa protesta, të tilla sikurse demonstratat kundër maskave dy javë më parë në Romë.

    Duke folur gjatë së njëjtës konferencë për shtyp, drejtorja e Qendrës Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) Andrea Ammon theksoi nevojën për masa thelbësore, të tilla si distancimi fizik, mbajtja e maskave dhe larja e duarve.

    Ajo tha gjithashtu se qeveritë duhet të kenë kapacitete të mjaftueshme testuese, të kryejnë gjurmimin rigoroz të kontakteve, mundësi të mira për karantinë si dhe komunikim më të mirë mbi rreziqet.

    Zonja Kyriakides tha gjithashtu se ndërsa moti bëhet më i ftohtë në Evropë, nevoja për vaksina kundër gripit rritet. Zyrtarët e shëndetësisë thonë se viruset sezonale të gripit shkaktojnë mes katër deri në 50 milionë infeksione çdo vit në të gjithë rajonin dhe rreth 15 deri 70 mijë evropianë vdesin çdo vit për shkaqe të lidhura me gripin.

    Të rriturit, të cilët paraqesin rrezik të lartë për t’u prekur nga gripi janë gjithashtu më të rrezikuarit nga koronavirusi. Sipas një studimi të publikuar nga shkencëtarët e Shëndetit Publik në Angli (PHE) thuhet se rreziku për të vdekur është dyfish më i lartë tek ata njerëz që rezultojnë si pozitivë ndaj gripin ashtu edhe koronavirusit, krahasuar me ata që kanë vetëm koronavirus. /VoA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Në orët e hershme të mëngjesit të 16 marsit, pas një zjarri të madh në një diskotekë në Koçan mbetën të vdekur...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Pas tragjedisë në Koçan, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka bërë të ditur se sonte në sheshin “Skënderbeu” në Shkup...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Arrestohet ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë, Razmina Çekiç. Ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë, është njëra ndër të ndaluar në lidhje...
    Të tjera
    Lajme16 Mars 2025
    Policia në Fushë Kosovë ka identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar të cilët dje kishin tentuar të kryejnë vjedhje në një...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka bërë të ditur se ekziston dyshimi se kompania për diskotekën “Puls” ka pasur dy...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Rreth  115 pacientë, të lënduar nga tragjedia në Koçan po trajtohen nëpër klinikat e vendit, 22 pacientë tashmë kanë arritur në klinikat...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Akomodimi falas për familjarët e të lënduarve dhe të vdekurve në zjarrin në diskotekën Pulse në Koçan, ka ofruar nga Shoqata e...
    Lajme16 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e shpërthimit të një zjarri brenda një...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Steve Witkoff,  I dërguari për Ukraiën i presidentit amerikan Donald Trump, ka thënë të dielën se ai priste që presidenti amerikan të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.