×
  • Sport
  • Sport

    Macron: Nuk i takon Rusisë të vendosë për paqeruajtësit në Ukrainë

    FrontOnline
    16 Mars 2025

    Stacionimi i forcave paqeruajtëse në Ukrainë, siç është propozuar nga Britania dhe Franca, në rast të arritjes së ndonjë armëpushimi me Rusinë, është çështje për të cilën duhet të vendosë Kievi dhe jo Moska, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron në një intervistë.

    Macroni dhe kryeministri britanik, Keir Starmer i kanë rritur përpjekjet për të konsoliduar mbështetjen ushtarake për Ukrainën, teksa presidenti amerikan, Donald Trump çon përpara marrëveshjen për paqe me Rusinë.

    Starmer ka mbajtur të shtunën një takim virtual me Macronin dhe me aleatë tjerë të Ukrainës.

    “Ukraina është sovrane. Nëse bëhet fjalë që forcat aleate të jenë në territorin e saj, për këtë nuk duhet të vendosë Rusia”, ka thënë Macron në një intervistë të përbashkët për shumë media franceze, që është publikuar të shtunën vonë.

    Rusia e ka hedhur poshtë idenë që ushtarë prej vendeve të NATO-s të stacionohen në Ukrainë.

    Macroni ka thënë se çdo forcë paqeruajtëse do të përbëhet nga “mijëra trupa të secilit shtet”, të cilat do të stacionohen në lokacione të rëndësishme, dhe që ka shtete evropiane dhe përtej që janë të interesuara të marrin pjesë.

    Por, sikurse aspekte tjera të armëpushimit potencial, pak dihet se si mund të formohet forca paqeruajtëse.

    Britania dhe Franca kanë thënë se mund të dërgojnë forca paqeruajtëse në Ukrainë, derisa kryeministri australian, Anthony Albanese, ka thënë se shteti i tij është i hapur për negociata.

    Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë të enjten se mbështet në parim propozimin e Uashingtonit për armëpushim në Ukrainë, por që forcat e tij do të vazhdojnë të luftojnë derisa të plotësohen disa kushte.

    Rusia dhe Ukraina i kanë vazhduar sulmet ajrore ndaj njëra-tjetrës të dielën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

    Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

    Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

    Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

    Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL

    Nga Rubrika
    Sport28 Prill 2025
    Futbollisti i Fushë Kosovës, Belgin Jashari, këto ditë ka qenë në vëmendje të madhe për shkak të sulmit që iu bë. Rreth...
    Sport28 Prill 2025
    Ferizaji ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në kuadër të javës së 31-të të Superligës së Kosovës, duke mposhtur Dritën para...
    Sport28 Prill 2025
    Carlo Ancelottit i është refuzuar vazhdimisht nga Real Madridi një nga kërkesat e tij kryesore, teksa italiani po përgatitet që të largohet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Partia Liberale e Mark Carney fitoi zgjedhjet kanadeze. Në fjalimin e tij të fitores, Carney u tha mbështetësve: “Presidenti Trump po përpiqet...
    Kronika29 Prill 2025
    Policia e Mitrovicës ka njoftuar se ka arrestuar një person. I njëjti dyshohet se ka vjedhur një makinë në Prishtinë, me të...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Me Johann Wadephul në krye të ministrisë së Jashtme, Ballkani Perëndimor mund të presë mbështetje të qartë për integrimin evropian – por...
    Lajme29 Prill 2025
    Deputeti nga komuniteti rom, Ablert Kinolli, për FrontOnline ka komentuar ngërçin institucional në Kuvendin e Kosovës, duke bërë thirrje për kompromis dhe...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Një aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Makina ka përplasur për vdekje një këmbësor që...
    Lajme29 Prill 2025
    Veton Berisha: Të arrihet një marrëveshje politike – S’ka kuptim të shkohet më në Kuvend, nëse nuk ndryshon asgjë Deputeti nga komuniteti...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.