×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Evropa dhe Kina drejt shkurorëzimit

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    (FP) – Pas vitesh të tëra afrimi të marrëdhënieve ekonomike me Kinën, Bashkimi Evropian ka nisur ta ashpërsojë retorikën kundër qasjes së ashpër të Pekinit kundrejt ekonomisë dhe të drejtave të njeriut. Shumë zyrtarë evropianë, që dikur e shihnin Kinën si partnere, tani po e përshkruajnë më shumë si rivale. Raportet ndërmjet Evropës dhe Kinës kanë ftohur edhe më shumë gjatë javës, pasi samiti i shtyrë i liderëve përfundoi pa ndonjë komunikatë të përbashkët dhe nxiti deklarim të ashpër të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

    Për vite me radhë, sikur kishin bërë edhe Shtetet e Bashkuara në të kaluarën, Evropa kishte provuar ta shtynte Kinën që të bënte reforma se si tregon dhe bën biznes me të tjerët, por nuk ka dhënë asnjë rezultat. Tani, zyrtarët evropianë flasin haptazi për Kinën si rivale që duhet të fillojë zbatimin e ndryshimeve – ose të përballet me kufizime nga partneri më i madh tregtar i Pekinit. “Ne jemi të përkushtuar që të shënojmë përparim të shpejtë dhe qenësor”, ka deklaruar Von der Leyen pas samitit, duke lënë të kuptohet se e kishte fjalën për premtimet kineze të papërmbushura për tregtinë, subvencionimet industriale, ndryshimin klimatik dhe të drejtat e njeriut. “Ne llogarisim se lidershipi kinez do të arrijë nivelin e ambicieve tona”, transmeton KOHA.

    Koha për ndryshim

    Samiti i kësaj jave dhe toni i ngritur i liderëve të Bashkimit Evropian vjen pas një vale të nismave të reja të BE-së për të frenuar teprimet kineze në shumë shuma. BE-ja lansoi një skemë të re që ka për qëllim të luftojë efektet e subvencioneve kineze për t’ua mundësuar firmave të veta që të kenë epërsi kundrejt kompanive evropiane; gjatë vjeshtës, një mekanizëm i planifikuar kaherë për investim në skanim për të mbrojtur firmat dhe industritë evropiane nga politikat e padrejta grabitqare kineze do të nisë më në fund që të zbatohet.

    Megjithëse deklarativisht synohet të mbështeten kompanitë evropiane, halli më i madh janë politikat kineze. Dhe marrë bashkërisht, “kjo të krijon përshtypjen se BE-ja dëshiron të demonstrojë se është koha për ndryshim, koha për rikalibrim të marrëdhënieve dhe se është koha që Kina të ofrojë më shumë”, ka deklaruar Frans-Paul va nder Putten, ekspert për Kinën në Institutin Clingedael, grup i pavarur mendimi në Holandë. Nëse shumë prej ankesave evropiane ndaj Kinës duken të ngjashme ato të shtruara nga zyrtarët amerikanë, përfshirë presidentin Donald Trump në vitet e fundit, kjo vjen për shkak se janë të ngjashme në të vërtetë. Por ka edhe një dallim të madh, tani për tani, në reagimin e Evropës ndaj Kinës që ende e ndan prej qasjes së sertë të Trumpit ndaj Pekinit zyrtar.

    Dallimi i madh

    “Evropa është shumë më e shqetësuar për Kinën dhe ka një sens larg më të madh të situatës urgjente se diçka duhet të ndërmerret”, ka shtuar Va nder Putten. “Por ende ka një bindje të fortë në Evropë se nuk ka të ardhme pa Kinën – ne nuk do ta lëmë pas dore e as nuk do të tërheqim angazhimin ekonomik me të. Nuk e shihni një qasje të tillë në mendësinë evropiane”.

    Gjatë pjesës më të madhe të dekadës së fundit, Evropa dhe Kina po shënonin ngritje të bashkëpunimit ekonomik. Tregtia e dyanshme në mallra dhe shërbime ishte ngritur gjatë dekadës së fundit për gjashtëdhjetë për qind, apo në më shumë se gjysmëmiliardi euro në vit. Britania, kur ende ishte pjesë e BE-së, në thelb kishte shtruar qilimin e kuq për investimet kineze dhe gjatë pesë vjetëve të kaluara u mundua ta integronte veten me Pekinin, derisa nuk nisi sivjet ta ndryshonte diskursin.

    Në pjesë të tjera të Evropës, investimet e mëdha kineze në porte, hekurudha, telekomunikime dhe rrjet elektrik ofruar vendeve si Greqisë, Italisë, dhe Portugalisë me nevoja të mëdha investimesh – dhe Kina po dëshmon ngritje të ndikimit në mesin e 27 shteteve anëtare të bllokut. Italia madje ka nënshkruar zyrtarisht programin “Rripi dhe rruga” prej biliarda dollarësh të Kinës për investime në infrastrukturë dhe në kohën e kulmit të pandemisë, është munduar të thellojë marrëdhëniet me Pekinin.

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të martën me 16 prill ka votuar pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Menjëherë...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, e ka uruar Kosovën për kalimin e hapit të parafundit për anëtarësim në Këshillin e...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Biljana Pantiq-Pilja, deputetja e Serbisë në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, ka kundërshtuar raportimin që ka e bërë sot në seancë Dora Bakoyannis,...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se me mbi 2/3 të votave, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi sot Raportin...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, e ka uruar Kosovën për kalimin e hapit të parafundit për anëtarësim në Këshillin e...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të martën me 16 prill ka votuar pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Menjëherë...
    Sport16 Prill 2024
    Futbollisti kosovar Edon Zhegrova ka arritur një sukses tjetër. Ai është shpallur lojtari më i mirë i muajit mars në Ligën franceze...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Ajo miratoi një opinion ligjor...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Pas kësaj ka reaguar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.