×
  • Vip
  • Vip

    Eurovisioni këtë vit do të organizohet me masa të shtuara sigurie – priten protesta të mëdha kundër përfaqësueses së Izraelit

    FrontOnline
    24 Prill 2024

    Suedia do të presë këtë vit Eurovisionin me masa të shtuara sigurie për vizitorët, mes protestave të planifikuara kundër pjesëmarrjes së Izraelit.

    Konkursi, më i madhi në botë i këtij lloji, mbahet sivjet në Malmo me datat, 7-11 maj dhe pritet të tërheqë 100 mijë vizitorë në qytetin e tretë më të madh të Suedisë, i cili ka një popullsi të madhe myslimane, shkruan Reuters.

    Organizatorët planifikojnë një homazh të veçantë për grupin suedez të popit ABBA, i cili fitoi Eurovisionin 50 vjet më parë.

    Unioni Evropian i Transmetimit (EBU), që organizon konkursin, ka refuzuar thirrjet që Izraeli të përjashtohet për shkak të luftës në Gaza.

    Polemikat mbi konfliktin kanë goditur tashmë ngjarje të ndryshme kulturore në të gjithë Evropën.

    Fokusi më i madh do të jetë tek konkurrentja izraelite Eden Golan, pasi protesta të shumta të mëdha pro-palestineze janë planifikuar jashtë eventit të Eurovisionit në Malmo.

    Izraelit iu lejua pjesëmarrja pasi pranoi të modifikonte tekstin e këngës me titullin fillestar “Shiu i Tetorit”, për të cilin EBU tha se i referohej sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor. /Telegrafi/

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Vip05 Maj 2024
    Ajo po vazhdon të marrë vëmendje të madhe çdo ditë e më shumë në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për modelen dhe ish-banoren...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Vip05 Maj 2024
    Muzikanti, njëherit edhe moderator, Robert Berisha është shprehur se nuk kishte kontratë që të largohej nga formati “Ferma VIP”. Ai shprehet se...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.