×
  • Lajme
  • Lajme

    Eurodeputeti Mandl: Ikja e Borrellit në favor të Kosovës

    FrontOnline
    29 Qershor 2024

    Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, është deklaruar rreth largimit të Joseph Borrell nga pozita e përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

    Sipas austriakut, largimi i Borrellit do të jetë në favor të Kosovës.

    “Kosova është po ashtu një kampion për vlerat demokratike që ka treguar në krahasim me vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor. Kosova është qartazi e para dhe kjo është nënvlerësuar në raportin e Borrellit. Me një qasje direkte po them që shpresoj se nuk do të kemi nevojë që të diskutojmë më për politikat e Borrellit karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse mandati i tij do të mbarojë, pasi që tutje këtë detyrë do ta bartë Kaja Kallas. Ajo është një personalitet mjaft premtues kur vjen puna për lidhjet me Ballkanin Perëndimor, për shkak të vlerave të saj evropiane”, ka thënë Mandl për T7.

    Ai deklaroi se masat e BE-së ishin të padrejta që nga fillimi dhe për të ishte shokuese se ato u konsideruan.

    “Këto masa kanë qenë të gabuara që nga fillimi, E kam thënë këtë që nga fillimi. Madje kam qenë i shokuar që Brukseli veç i ka konsideruar për të vendosur masa ndaj Kosovës. Ato duhet të largohen sa më parë për shkak të një analize racionale dhe të bazuar në fakte”, shtoi eurodeputeti, i cili fitoi edhe një mandat Parlamentin Evropian.

    Mandl deklaroi se duhet analizuar dëmi që këto masa ia kanë shkaktuar Kosovës, në mënyrë që kjo të shërbejë si mësim për investimet e ardhshme.

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme01 Korrik 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka reaguar pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare. “Jemi thellësisht të...
    Lajme01 Korrik 2024
    Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare. Në njoftimin e lëshuar thuhet se Ismail Kadare...
    Artikull i Sponsoruar01 Korrik 2024
    Të mirat në Petrol Company nuk fund! Niseni muajin me kursime... E dini të gjithë që kemi shumë për t’ju treguar, andaj...
    Të tjera
    Lajme01 Korrik 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bëtë të ditur se i është drejtuar me një letër ministres serbe të drejtësisë, Maja Popoviç....
    Lajme01 Korrik 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar-Zupançiq, është shprehur e kënaqur me vizitën e saj sot në Prishtinë, dhe takimin e pritjen...
    Lajme01 Korrik 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku lidhur me vdekjen e Ismail Kadaresë ka thënë se sot bota shqiptare është zgjuar në zi. Abdixhiku...
    Lajme01 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në një konferencë për media pas takimit me kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakoçar...
    Bota/Rajoni01 Korrik 2024
    Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha të hënën se vendi po përballet me një verë të rrezikshme për zjarret, me një thatësirë ​​të...
    Lajme01 Korrik 2024
    Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar disa parregullsi në Ministrinë e Arsimit, në veçanti për proceset e vlerësimit të tenderëve. Sipas Auditorit,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.