×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Eskalon protesta në Portland të SHBA-ve, një i vdekur

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Një grup i madh i mbështetësve të Presidentit amerikan Donald Trump u përleshën me protestuesit e ”Black Lives Matter” në Portland dhe si pasoje një person ka mbetur i vdekur nga të shtënat me armë zjarri.

    Nuk dihet saktësisht nëse të shtënat ishin të lidhura drejtpërdrejt me përleshjet që shpërthyen në një zonë në qendër të qytetit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

    “Oficerët e Policisë së Portland dëgjuan të shtëna me armë nga zona e Southeast 3rd Avenue dhe Southwest Alder Street. Ata u përgjigjën dhe gjetën një person të plagosur. Mjekët u përgjigjën dhe konstatuan se viktima kishte vdekur “, ka deklaruar policia e Portland përmes një komunikate.

    Protesta ishte tensionuar si pasojë e një autokolone prej rreth 600 automjetesh që valëvisnin flamuj dhe mbanin rreth 1.000 mbështetës të Trump.

    Ata u mblodhën në një qendër tregtare në periferinë e Qarkut Clackama para se të hynin në qendër të Portland.

    “Pas vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd në Minneapolis më 25 maj, në këtë qytet janë zhvilluar protesta kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit, ngjarje këto që ndezën një valë zemërimi kombëtar dhe ndërkombëtar”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.