Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Eskalon gjendja me koronavirus edhe në Shqipëri, 602 raste të reja dhe 8 viktima

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Vendi ka regjistruar sot 602 raste të reja me koronavrius, shifra më e lartë e regjistruar që nga fillimi i epidemisë.Fatkeqësisht, tetë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

    Njoftimi i plotë:

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të respektojnë në çdo moment rregullat për parandalimin e SARS COV2, të mbajnë maskën në çdo ambient jashtë shtëpisë, të respektojnë distancimin fizik duke shmangur grumbullimet dhe të kudjesen për higjenën vetjake.Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2241 testime, prej të cilave 155 janë testime janë kryer për arsye depistimi.Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 602 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

    249 raste në Tiranë, 47 raste në Gjirokastër, 38 raste në Lushnje,30 raste në Fier, Korçë, Kavajë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Berat,20 raste në Elbasan dhe Librazhd, 18 raste në Kukës, 16 raste në Përmet,12 raste në Lezhë, 7 raste në Pukë dhe Kuçovë, 6 raste në Devoll, Mat, Dibër,3 raste në Sarandë, 2 raste në Pogradec, 1 rast në Krujë, Tropojë, Bulqizë, Kolonjë.Në 24 orët e fundit janë shëruar 564 qytetarë të cilët kanë plotësuar karantinimin 14 ditor, sipas të dhënave të Operatorit Qendror të Kujdesit Shëndetësor. 13.453 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin që nga fillimi i epidemisë.Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 406 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 48 vjeçare, një 71 vjeçar, 74 vjeçar, një 85 vjeçar nga Tirana, një 60 vjeçar nga Mirdita, një 60 vjeçar nga Kurbini, një 63 vjeçar nga Gramshi, një 71 vjeçar nga Durrësi.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.COVID-19 – Statistika (16 Nëntor 2020)Raste të reja ditore 602Të shëruar ne 24 orë 564Të shtruar në spitale 406
    Humbje jete në 24 orë 8Testime ditore 2,241Testime totale 157,891Raste pozitive 28,432Raste të shëruara 13,453Raste Aktive 14,348Humbje jete 631Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 6890Durrës 1164Fier 1122Korçë 846Shkodër 836Elbasan 785Vlorë 650Lezhë 633Berat 454Gjirokastër 467Kukës 358Dibër 143

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Mars 2023
    Ministri i Drejtësisë i Gjermanisë, Marco Bushman, tha se do të ekzekutojë urdhrin e arrestit për presidentin rus Vladimir Putin nëse ai...
    Bota/Rajoni19 Mars 2023
    Forcat ruse gjatë javës kanë granatuar një numër qytetesh të Ukrainës. “Shteti i keq” do të mbajë përgjegjësi për çdo akt terrori...
    Bota/Rajoni19 Mars 2023
    Një aksident trafiku ka ndodhur në Fier, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një zytar policor. Policia ka bërë të...
    Të tjera
    Vip19 Mars 2023
    Olta-Kiara dhe Kristi-Qetësori janë dy çiftet për të cilët publiku duhet të votojë dhe të zgjedhë se kë do të çojë në...
    Lajme19 Mars 2023
    Besfort Krasniqi, sekretari i përgjithshëm i posa zgjedhur i Universitetit të Prishtinës, në qershor të vitit të kaluar ishte denoncuar për ngacmim...
    Lajme19 Mars 2023
    Ministria e Jashtme turke thotë se do të mbështesë të gjitha nismat që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Turqia...
    Lajme19 Mars 2023
    Sot paradite në motelin “Villa A1” te Tranziti i Vjetër në Prizren, u gjet pa shenja jete një burrë i moshës 77-vjeçare....
    Bota/Rajoni19 Mars 2023
    Presidenti aktual i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, nuk ka arritur fitore bindëse në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Sipas parashikimeve...
    Lajme19 Mars 2023
    Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Petrit Musa, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Albin Kurti në Ohër, ku janë pajtuar që të zbatohen...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.