×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Erdogani poston foto nga Hagi Sofia e kthyer në xhami

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Në një kohë kur pak ditë më parë, Këshilli Botëror i Kishave i bëri thirrje Recep Tayyip Erdoğan-it të tërhiqte mbrapsht vendimin e kthimit të muzeut të famshëm Hagi Sofia në xhami, Presidenti i Turqisë e ka vizituar personalisht ndërtesën e shumëpërfolur.

    Hagi Sofia pritet të hapet për faljen e namazit pas 86 vitesh. Erdoğan qëndroi në Xhaminë Ajasofja rreth një orë, ndërsa u informua rreth punimeve të kryera për hapjen nga ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy dhe guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya.

    Në një letër drejtuar presidentit turk, Këshilli që numëron 350 kisha anëtare, tha se një lëvizje e tillë është e destinuar të mbjellë përçarje.

    Vendi i Trashëgimisë Botërore Unesco në Stamboll ka qenë një muze që nga viti 1934. Presidenti njoftoi vendimin e tij të premten, pas një vendimi gjyqësor që anuloi statusin e tij muze.

    Shën Sofia ishte ndërtuar 1.500 vjet më parë si një katedrale e krishterë ortodokse, por u shndërrua në një xhami pas pushtimit otoman në 1453. U shndërrua në një muze me urdhër të Mustafa Kemal Ataturk, babai themelues i Turqisë moderne, laike. Që atëherë shërbimet fetare janë ndaluar në këtë zonë, por myslimanët e devotshëm kanë bërë fushatë të gjatë që adhurimi të lejohet.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.