×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Erdogan: Turqia do të mbrojë trashëgiminë e Ajasofjës

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Duke e rikthyer përsëri në rrënjët e saj, Turqia do të mbrojë trashëgiminë kulturore të Ajasofjes ashtu si vepruan paraardhësit e saj, tha sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, raporton Anadolu Agency (AA).

    “Përderisa e bëjmë Ajasofjan përsëri të përshtatshme me themelimin e saj, ne do të ruajmë tiparin e saj të trashëgimisë kulturore ashtu si vepruan paraardhësit tanë”, tha Erdoğan pas një takimi të kabinetit në kompleksin presidencial. Ne e shndërruam Ajasofjan në një muze (në vitin 1934) me një vendim të gabuar dhe ne po e kthejmë përsëri atë në një xhami”.

    Erdogan theksoi se ka katër deri pesë herë më shumë vende adhurimi në Turqi për jo-muslimanët sesa Evropa ka për myslimanët.

    “Mesatarisht ka një faltore për 460 jo-muslimanë, ndërsa mesatarisht ka një faltore për 2.000 muslimanë në Evropë”.

    Javën e kaluar, një gjykatë e lartë turke anuloi një dekret të kabinetit të vitit 1934, i cili e kishte shndërruar Ajasofjen në një muze.

    Ky aktgjykim nga Këshilli i Shtetit hapi rrugën e përdorimit të saj përsëri si xhami pas një ndërprerje 85-vjeçare.
    Para kësaj, ajo ka qenë xhami për pothuajse 500 vite.

    Gjykata vendosi që perla arkitektonike ishte në pronësi të një fondacioni të krijuar nga Sulltan Mehmeti II, çliruesi i Stambollit, dhe i është paraqitej komunitetit si një xhami, një status që nuk mund të ndryshohet ligjërisht.

    Ajasofja u përdor si një kishë për shekuj nën sundimin e Perandorisë Bizantine. Ajo u shndërrua në një xhami pas çlirimit të Stambollit në vitin 1453. Në vitin 1935, Ajasofja u shndërrua në një muze.

    I pari i shtetit turk tha se kompleksi historik do të jetë gati për adhurim nga namazi i Xhumasë më 24 korrik.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Mars 2025
    Gjashtë anëtarë të një familjeje janë aksidentuar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës së Arbrit, Bulqizë-Shupenzë në vendin e quajtur ura...
    Bota/Rajoni13 Mars 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se përgjigjja e Putinit ndaj propozimit për armëpushim është “manipuluese” dhe bëri thirrje për më shumë sanksione...
    Bota/Rajoni13 Mars 2025
    Takimi në Zyrën Ovale midis presidentit Donald Trump dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, po vazhdon ende. “Ukraina ka rënë...
    Të tjera
    Lajme14 Mars 2025
    Emisari evropian për dialog, Peter Sorensen, do të vizitojë Kosovën javën që vjen, merret vesh nga burimet diplomatike në Bruksel. Do jetë...
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi dje vizitoi babanë e tij në QKUK, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Zëdhënësi i Dhomave të...
    Lajme14 Mars 2025
    Qeveria e Republikës së Kosovës mbrëmë ka mbajtur  një mbledhje elektronike. Në këtë mbledhje ekzekutivi ka marrë tri vendime. Përmes një njoftimi...
    Lajme14 Mars 2025
    Profesori universitar Milazim Krasniqi ka lavdëruar sjelljen e Hashim Thaçit në raport me Gjykatën Speciale. Ai ka bërë me dije se ai...
    Lajme14 Mars 2025
    Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit, Korab Rashiti ka reaguar pas deklaratave të kreut të LDK’së Lumir Abdixhiku, që i bëri mbrëmë...
    Lajme14 Mars 2025
    Avokati i akredituar pranë Dhomave të Specializuara, Artan Qerkini, ka kritikuar Gjykatën Speciale për masat e mëdha të sigurisë të vendosura gjatë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.