×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Erdhi Dita me ble gjeneratorë/ Bizneset ankohen për reduktimet

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2021

    Reduktimet me rrymë janë kthyer në Kosovë pas gati një dekade.

    Të enjten është paralajmëruar ndërprerja e saj për dy orë nëpër të gjitha distriktet, veçse jo në të njëjtën kohë.

    Megjithatë e sigurt është se mungesa e energjisë do t`i prek krejt konsumatorët, përjashto ata emergjentë.

    Për këtë telashe po ankohen bizneset vendore, të cilat thonë se do të dëmtohen jo pak.

    “Kjo e bën shumë më të vështirë operimin e kompanisë. Rritet kostoja sepse detyrohemi me i aktivizu gjeneratorët. Kjo pajisje nuk e jep rrymën sikurse rrjeti elektrik. Kjo na shkakton avari. Riparimi i tyre ka kosto dhe merr kohë”, u shpreh pronari i Golden Eagle, Shaqir Palushi për “Front Online”.

    Ankesa ka edhe afaristi tjetër, Ramiz Gashi.

    “Ku ka ma keq se me ua ndalë 30 punëtorëve rrymën. Na e gënjejmë partnerin, i kemi thanë ta bijmë materialin nesër. Tash mos me mujt me ia dërgu. Shumë keq”, deklaroi Gashi për “Front Online”.

    Kjo kategori, por edhe qytetarët, veç i kanë marrë masat për t`i bërë ballë reduktimeve.

    Kërkesat për blerjen e gjeneratorëve, sipas kompanive që merren me shitjen e tyre, kanë kaluar pritshmëritë ditëve të fundit.

    “Në ekstrem janë rrit kërkesat. Vetëm sot 300 thirrje. Nga 200 euro më i liri. Zakonisht deri në 15 mijë e deri në 35 mijë euro gjeneratorët industrialë”, u shpreh pronari i një kompanie që deshi të jetë anonim.

    Ekonomisti Safet Gërxhaliu shtron disa pikëpyetje në rast se vazhdon mungesa e rrymës për komunitetin e biznesit.

    “Brenga se si mund të jesh kualitativ në prodhim kur nuk ke rrymë elektrike. Si mund të jesh konkurrues kur nuk ke energji elektike. Kjo e dëshmon mjerimin në Kosovë”, tha ai për “Front Online”.

    Qeveria ditë më parë mori vendim se do të mbulojë shpenzimet e importeve të energjisë elektrike.

    E gjitha kjo që të mos ndalet furnizimi i rregullt e mos të ketë rritje të çmimit të energjisë në vend.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.