×
  • Vip
  • Vip

    “Erdha me nda vaden për dasëm”, Labinot Rexha vazhdon me ngacmimet për Edin dhe Elijonën

    FrontOnline
    22 Gusht 2026

    Labinot Rexha vazhdon me postimet për Edin dhe Elijonën, ndonëse mes dy ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova nuk ka asgjë.

    Ditët e fundit, Labi ka publikuar disa postime duke e përmendur Elijonën në raport me Edin, fillimisht duke i cilësuar si një çift që do t’i pëlqente t’i shihte bashkë.

    Tani ai ka vazhduar me një tjetër story. Në një fotografi krah Edit, Rexha shkruan: “Erdha me nda vaden për dasëm, nëse bëhet Elijona”, duke e etiketuar edhe ish-banorin.

    Megjithatë, postimet e Labit mbeten thjesht ngacmime nga ana e tij. Nuk ka asnjë indikacion se mes Edit dhe Elijonës ka nisur diçka dhe asnjëri prej tyre nuk ka deklaruar se ekziston një raport mes tyre.

    Madje, Elijona dhe Klodi vetëm ditët e fundit kanë reaguar ndaj pikëpyetjeve të ngritura për marrëdhënien e tyre, duke kërkuar që disa ditë distancë të mos shndërrohen në teori.

    Duket se Labi, në stilin e tij të zakonshëm, po vazhdon ta trazojë situatën me postime që më shumë synojnë të ngacmojnë publikun sesa të zbulojnë ndonjë zhvillim real.

    Nga Rubrika
    Vip 22 Gusht 2026
    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, feston ditëlindjen, ndërsa një urim të veçantë për të ka bërë babai i saj, Dukagjin...
    Vip 21 Gusht 2026
    Këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me fotografitë e fundit të publikuara në rrjete...
    Vip 21 Gusht 2026
    Së shpejti, ashtu siç edhe u paralajmërua, Luiz Ejlli do të bëjë rikthimin e tij të madh në ekranin e Top Channel....
    Të tjera
    Hulumtime 22 Gusht 2026
    Një varg kontrollesh të Inspektoratit Farmaceutik ka zbuluar një realitet alarmues në barnatoret e Prizrenit: produkte medicinale pa banderolë e pa dëshmi...
    Lajme 22 Gusht 2026
    U.d. e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar sportistët kosovarë që po qëndrojnë në Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po zhvillohen...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Kostoja e jetesës po rëndon gjithnjë e më shumë mbi buxhetet e familjeve shqiptare. Për të njëjtat produkte të shportës, qytetarët duhet...
    Sport 22 Gusht 2026
    Julián Álvarez ka vendosur të ardhmen e tij: në rast të largimit nga Atletico Madrid, sulmuesi argjentinas dëshiron të transferohet vetëm te...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë periudhës 14-1 gusht ka kontrolluar peshën e...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Në pyjet e Greqisë pati kohët e fundit disa zjarre të mëdha. Tani autoritetet po marrin masa të rrepta kundër atyre që...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.