Në Kosovë një qytetar i shëruar pretendonte se virusi i është kthyer, por që pati reagime edhe nga mikrobiologët se ajo s’do të mund të ndodhte.
Epidemiologu shqiptar që vepron në Zvicër, Taulant Muka, në një intervistë për Front Online ka thënë se kjo nuk është vërtetuar ende dhe raste të tilla kanë të bëjnë me gabime në teste.
“Ende ka shumë diskutime sot mbi këtë çështje, dhe sesa mund të zgjasë imuniteti i fituar nga përballja me SARS-CoV-2. Duhen analizuar rastet si në Kosovë dhe Shqipëri pasi ri-infektimi mund të jetë një artifakt i testeve që përdoren. Unë nuk i di parametrat e testeve diagnostike në Shqipëri dhe Kosovë, por si në gjithë botën, këto teste nxjerrin një përqindje të personave si Covid-19 pozitiv, ndërkohë që realisht ata nuk janë të infektuar (fals pozitiv)”, ka thënë Muka. /Front Online/