Italia është shpallur kampione e re e kontinentit të vjetër, Evropës.
Në finalen e sontme të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, u përballën Italia dhe Anglia, raporton FrontOnline.
Ndeshja që u zhvillua në “Wembley”, nuk u vendosë në kohën e rregulltë, por as në vazhdime, dhe u deshën penalltitë për ta caktuar kampionin e ri të Evropës.
Në 90 minuta lojë, ndeshja u mbyll me rezultat 1:1, derisa njejtë ndodhi edhe në vazhdime.
Kurse, në penallti, anglezët humbën 3:2, derisa penalltinë vendimtare e huqi i riu Bukayo Saka.
Pas ndeshjes, Saka “shpërtheu” në lot, derisa atë e ngushëlluan bashkëlojtarët dhe trajneri Gareth Southgate./FrontOnline/