×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Emiratet e Bashkuara Arabe miratojnë vaksinën për punonjësit shëndetësorë

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se ka miratuar përdorimin e një vaksine kundër coronavirusit te punonjësit shëndetësorë, pas testimeve të suksesshme klinike.

    Ministri i Shëndetësisë, Abdul Rahman Mohammed Al Oweis, tha se vaksina mund të përdoret në “raste emergjente”, duke përfshirë stafin shëndetësor të vendit.

    Ai tha se vendimi u mor pasi faza e tretë e testimit të vaksinës nuk ka treguar efekte anësore, por ka dëshmuar se krijon antitrupa.Ministri tha se 31,000 vullnetarë, që përfaqësonin 125 kombësi, kanë marrë pjesë në provat klinike, përcjell REL.

    Kompania Sinopharm CNG, me seli në Kinë, e ka zhvilluar vaksinën dhe ka kryer fazën e tretë të provës klinike së bashku me Qeverinë në Abu Dabi dhe firmën e inteligjencës artificiale, G42 Healthcare, me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Emiratet e Bashkuara Arabe kanë regjistruar mbi 80,000 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 399 viktima.Në gjithë botën, coronavirusi ka prekur mbi 29 milionë njerëz.

    Prej tyre, mbi 925,000 kanë vdekur dhe afro 20 milionë janë shëruar.Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, aktualisht në botë janë duke u testuar rreth 180 vaksina potenciale kundër coronavirusit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.