×
  • Lajme
  • Lajme

    Emini: E bezdisshme se si Hoti në moment të fundit ftoi VV-në e PDK-në

    FrontOnline
    28 Gusht 2020

    Analistja Donika Emini, ka vlerësuar se nuk është vetëm çështja e mosunitetit mes partive pozitë-opozitë, ajo që e bënë më shqetësuese paraqitjen e Kosovës në dialogun përballë Serbisë në Washington e Bruksel.

    Emini përmendi që brenda koalicioni qeverisës janë mosmarrëveshjet, meqë Ministrit të Drejtësisë Selim Selimit, sipas saj edhe iu imponua pjesëmarrje në takimin e 4 shtatorit, njofton Klan Kosova.

    ”Fakti që po shkojnë pa unitet, haptazi delegacioni i Kosovës i përbërë nga Kryeministri dhe Presidenti, qoftë Thaçi me Haradinajn, pastaj Thaçi me Kurtin – kanë qenë qëndrime diametralisht të kundërta në raport me dialogun”.

    ”Nuk besoj që edhe shoqëria por edhe klasa politike në Kosovë të ketë qenë më skajshmërisht e polarizuar se sa tani, është fragmentuar tepër. Nuk është problemi vetëm pozitë-opozitë, sic po shihet problemi nuk janë vetëm VV e PDK”.

    ”Problemi ka qenë edhe brenda koalicionit, dihet shumë mirë që edhe vet Selim Selimi është imponuar në proces, edhe kjo përmes deklaratave eksplicite të Haradinajt në raport me dialogun dhe kërcënimit ndoshta të hapura me dalje nga ky koalicion dhe ashtu i brishtë qeverisës, nëse nuk përfshihet dikush nga partia e tij në proces”.

    A ishte e pritshme refuzimi i menjëhershëm i VV-së dhe PDK-së, ndonëse kjo e fundit tha që e mbështetë takimin e 4 shtatorit?

    ”Nga VV, është e pritshme për faktin se pikërisht për shkak të dialogut dhe veprimeve unilaterale të Albin Kurtit sidomos në raport me tarifën dhe në raport me dialogun me Serbinë, kishte reaguar LDK, u fillua mocioni dhe fërkimi mes ketyre dy subjekteve”.

    ”Prej PDK-së është e pritshme mirëpo PDK qëndron në një pozitë të palakmueshme sepse po flitet për hyrje në koalicion të PDK-së për shkak të pozitës së presidentit por edhe të dialogut. Por PDK në fakt është deklaruar opozitë që nga 6 tetori”.

    Më tej ajo theksoi se veprimet e fundit të Kryeministrit Avdullah Hoti, në raport me partitë tjera duke i ftuar për të qenë pjesë e delegacionit,  janë të bezdisshme dhe jo të sinqerta, njofton Klan Kosova.

    ”Është e pritshme por për mua është edhe beznishme mënyra se si janë ftuar në moment të fundit”.

    ”Uniteti nuk është diçka që arrihet vet. Hoti është dashur që të nis këto përpjekje pak më herët. T’i ftosh partnerët e koalicionit nga pozita, në moment të fundit një javë para takimit ende pa e ditë mirë çfarë agjende ka – është një veprim që po e bënë veç me e heq qafe si proces në mënyrë që nëse VV e PDK do të ankoheshin në raport me këtë proces”.

    ”Por kjo nuk është mënyra se si duhet ofruar partnerëve partnerëve nga opozita. Kjo është qasje e pasinqertë dhe e gabuar”.

    ”Megjithatë mbi të gjitha, më shqetësuesja është fakti që ne në Kosovë nuk e dijmë çka duam nga ky proces. Po shkohet pa përgatitur pa  ditur qartas se çfarë rrjedhe do të ketë dialogu në Washington D.C e pastaj çka në Bruksel”.

    ”Nuk mendoj se kjo është qasje e mirë e dialogut sepse kjo na dobëson edhe më tej ndërkombëtarisht e sidomos në raport me Serbinë e cila është dukshëm më e fuqishme”.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Policia ka njoftuar se njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit, kanë implementuar një plan operativ në tregun e automjeteve, ku kanë sekuestruar...
    Të tjera
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar ta prezantojë planin e tij për sektorin e sportit. Përveç Stadiumit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.