×
  • Ekonomi
  • Industri

    Elon Musk dëshiron ta blejë Twitter sipas ofertës së parë

    FrontOnline
    04 Tetor 2022

    Aksionet e Twitter u rritën pas një raporti që Elon Musk propozoi të blejë gjigantin e mediave sociale për ofertën origjinale prej 54.20 dollarëve për aksion.

    Kompania fillimisht pranoi ofertën prej 44 miliardë dollarësh të miliarderit, të cilën e kishte propozuar në muajin prill.

    Megjithatë, ai njoftoi Twitterin në muajin korrik se po planifikonte të përfundonte marrëveshjen pasi pretendoi se kompania kishte shkelur detyrimet e saj duke keqpërfaqësuar numrin e llogarive të padëshiruara dhe të rreme në platformë.

    Twitter pohon se llogaritë e padëshiruara dhe të rreme përbëjnë më pak se 5 për qind të totalit të përdoruesve të tij.

    Si përgjigje, Twitter ngriti një padi kundër Muskut duke e akuzuar atë mos respektim të detyrimeve të dala sipas dakordimit sepse “marrëveshja që ai nënshkroi nuk i shërben më interesave të tij personale”.

    Lajmi për propozimin e fundit të Muskut vjen ndërsa të dy palët po përgatiten për një përballje ligjore në Gjykatën së Delaware, duke filluar nga 17 tetori.

    Përfaqësuesit e Muskut dhe Twitterit nuk kanë komentuar lajmin e publikuar nga FOX Business. 

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Ekonomi30 Nëntor 2022
    Tarifat e ngarkesave arritën nivele rekord në vitet e krizës. Kjo tendencë ka ndryshuar tani. Në të njëjtën kohë po lehtësohet pritja...
    Ekonomi11 Tetor 2022
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) e ka publikuar raportin me statistikat afatshkurtra të industrisë, duke e paraqitur indeksin e vëllimit industrial...
    Industri26 Shtator 2022
    TikTok mund të përballet me një gjobë prej 27 milionë funtesh për dështimin në mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve kur ata përdorin...
    Të tjera
    Kronika28 Prill 2024
    Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Lajmi është bërë i ditur për Front Online nga Drejtoria Rajonale e Policisë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në...
    Sport28 Prill 2024
    Sot u përmbyll edhe java e 31-të në Superligën e Kosovës. Ballkani dhe Llapi regjistruan fitore në udhëtim për të vazhduar garën...
    Sport28 Prill 2024
    Granada është rikthyer te fitorja në La Liga, duke triumfuar ndaj Osasunas në javën e 33-të. Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA ka bërë të ditur se ka marrë raporte se temperaturat në rritje në Gaza kanë...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Numri i vizitorëve në qendrën historike të Vlorës shtohet vit pas viti. Por këta të vizitorë vendas dhe të huaj vijnë dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.