Kandidati për deputet nga PDK, Elmi Reçica, ka ftuar qytetarët dhe mbështetësit e PDK-së, në hapjen e fushatës zgjedhore të kësaj partie në Ferizaj, e cila do të mbahet me 12 janar në ora 16:30 në Palestrën Sportive ”Bill Clinton”, njofton FrontOnline.
Postimi i Reçicës:
Të dashur qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj
Ju ftoj të merrni pjesë më 12 janar 2025, ora 16:30, në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, në hapjen e fushatës së PDK-së, dega në Ferizaj ku do të bëhet prezantimi i kandidatëve për deputetë si dhe plani ynë për një Kosovë më të mirë, nën udhëheqjen e kryeministrit në ardhje, z. Bedri Hamza.
Bashkohuni për të ndërtuar një të ardhme më të mirë!
#PDK131 #MaMirë #BedriHamzakryeministër