×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ekspertët për krizën klimatike: Nëse mendoni se viti 2020 ishte katastrofik, vetëm prisni të ardhmen!

    FrontOnline
    11 Shtator 2020

    Një hapësirë rekord e Kalifornisë po digjet, nxitur nga një mega-thatësirë gati 20-vjeçare. Në veri, pjesë të Oregonit që zakonisht nuk shohin zjarre, janë në flakë.

    Ndërkohë, stuhitë tropikale po vërtiten, një numër rekord për këtë periudhë të vitit, tajfuni i fuqishëm Haishen goditi Japoninë dhe Gadishullin Korean këtë javë.

    Muajin e kaluar temperaturat prej 54.44 gradë Celsius u panë në Luginën e Vdekjes, më të lartat që Toka ka parë në gati një shekull.

    Phoenix vazhdon të vendosë rekorde të nxehtësisë, ndërsa Kolorado kaloi një stuhi moti me nxehtësi deri në borë këtë javë.

    Siberia, e famshme për klimën e saj të akullt, arriti gati në 38 gradë Celsius në fillim të këtij viti, shoqëruar me zjarre. Para kësaj Australia dhe Amazon ishin në flakë.

    Dhe siç shkruan Daily Sabah, përcjell Telegrafi, katastrofat natyrore të çuditshme – shumica me ato që shkencëtarët thonë se ka të ngjarë të kenë një lidhje me ndryshimin e klimës – duket se janë kudo në vitin e çmendur 2020.

    Por ekspertët thonë se ne ndoshta dikur do të shikojmë prapa dhe do të themi se ato ishin “ditët e mira të vjetra” kur katastrofat nuk ishin aq të egra.

    “Do të përkeqësohet edhe më shumë”, tha të mërkurën shkencëtari i klimës në Georgia Tech, Kim Cobb. “Unë e them atë me theks sepse sfidon imagjinatën. Dhe kjo është gjëja e frikshme të di si shkencëtar i klimës në vitin 2020”.

    Ndërsa shefi i shkencave mjedisore të Universitetit të Kolorados, Waleed Abdalati, ish-shkencëtari kryesor i NASA-s, tha se trajektorja e përkeqësimit të katastrofave dhe ndryshimit të klimës nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit është e qartë.

    “Unë fuqimisht besoj se ndoshta pas dhjetë vitesh, sigurisht 20 dhe patjetër pas 50 vitesh do të themi: Ua, 2020 ishte një vit i çmendur, por na mungon”, tha Abdalati.

    Kjo për shkak se ajo që po ndodh tani është gjëja që vetëm shkencëtarët e çmendur të klimës kanë mundur të parashikojnë 10 ose 20 vjet më parë.

    “Duket sikur kjo është ajo për të cilën ne gjithmonë flisnim një dekadë më parë”, tha klimatologia e Shtetit të Karolinës së Veriut, Kathie Dello.

    Edhe kështu, Cobb tha se madhësia e asaj që po ndodhte tani ishte e vështirë të kuptohej atëherë – ashtu siç e ardhmja e katastrofave klimatike është e vështirë të kuptohet tani.

    “Një vit si viti 2020 mund të ketë qenë subjekt i një filmi fantastiko-shkencor në vitin 2000”, tha Cobb.

    Por “vitet 2030 do të jenë dukshëm më të këqija se vitet 2020”, tha ajo.

    Dekani i mjedisit në Universitetin e Miçiganit, Jonathan Overpeck, një shkencëtar i klimës, tha se në 30 vjet për shkak të ndryshimit të klimës tashmë në atmosferë “ne jemi shumë të garantuar se do të kemi dyfishin e asaj që kemi tani”.

    Na presin erëra më të forta, më shumë thatësirë, më shumë reshje të mëdha shiu dhe përmbytje, tha Abdalati.

    “Llojet e gjërave që po shohim nuk janë befasi për komunitetin (shkencor) që i kupton rregullat dhe ligjet e fizikës”, tha Abdalati.

    Sipas saj, “shumë njerëz duan ta fajësojnë vitin 2020, por 2020 nuk e bëri këtë”, tha Dello. “Ne e dimë sjelljen që shkaktoi ndryshimin e klimës”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur herët të shtunën në Brazil, ku një autobus i mbushur me pasagjerë përplasi një kamion dhe...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulmit terrorist në Magdeburg i është nënshtruar ekzaminimeve “fizike...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë pasditen e së shtunës. Sipas mediave në vendin fqinj, lëkundjet sizmike janë...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.