×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ekspertët në ShBA: COVID-19 jashtëzakonisht i përhapur

    FrontOnline
    03 Gusht 2020

    Ekspertët e grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë që menaxhon situatën e krijuar nga pandemia thanë se të dielën se shpërthimi i koronavirusit ka hyrë në një fazë të re duke u “përhapur jashtëzakonisht shumë” në zonat rurale si dhe në qytetet e mëdha.

    Gjatë një interviste për rrjetin televiziv CNN doktoreshë Deborah Birx, koordinatore e grupit punës së Shtëpisë së Bardhë, iu drejtua amerikanëve që jetojnë në zonat rurale duke theksuar se ata nuk janë imunë ose të mbrojtur nga virus. Ajo tha gjithashtu se situata e krijuar nga COVID-19 në muajin gusht nuk është ashtu sikurse shfaqej në muajin mars dhe prill, kur raportoheshin raste vetëm në qytetet e mëdha dhe shtetet me popullsi të madhe. Zonja Birx theksoi rëndësinë e mbajtjes së maska në ambiente të mbyllura.

    Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Humane, Admiral Brett Giroir, theksoi gjithashtu rëndësinë e mbajtjes së maskave dhe shmangies së turmave gjatë një interviste për rrjetin televiziv NBC.

    Rreth së njëjtën kohë kur zonja Birx po jepte një intervistë për rrjetin televiziv CNN, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi kritikoi në televizionin ABC zonjë Birx duke e akuzuar se po ndihmonte Presidentin Donald Trump që të përhapte dezinformata lidhur COVID-19. Zonja Pelosi po i përgjigjej një pyetjeje lidhur me një artikull të gazetë “Politico”, ku thuhej se ajo kishte thënë se administrata e Trump është në “duar të tmerrshme” pjesërisht për shkak të zonjës Birx.

    Pelosi tha për televizionin ABC “se presidenti po përhap dezinformacion në lidhje me virusin dhe se ajo nuk kishte besim tek zonja Birx.

    Presidenti Trump vazhdon të këmbëngulë se arsyeja pse Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të rasteve të COVID-19 është sepse SHBA ka kryer numrin më të madh të testimeve në botë. Në një postim në twitter të dielën zoti Trump shkruante se eksperti i sëmundjeve infektive doktor Anthony Fauci gaboi kur u kur tha javën e kaluar se suksesi i Evropës në luftën kundër virusit qëndron në faktin se mbylli dy herë më shumë biznese sesa SHBA.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Për të inkurajuar njerëzit që hyjnë në SHBA të zbatojnë kushtet e vizës së tyre, Presidenti Donald Trump (79) ka njoftuar një...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Një grua 82-vjeçare vdiq në Fondi (Latina) pasi u infektua me virusin e Nilit Perëndimor. Gruaja, banore e Romës u shtri në...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Seanca e stërvitjes e klubit të futbollit Winterhausen u kthye në tragjedi, kur një 17 vjeçar në fund të seancës së tyre...
    Të tjera
    Lajme21 Korrik 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për vdekjen e dy punëtorëve sot në Gjakovë, duke thënë se “humbja e jetës në...
    Lajme21 Korrik 2025
    Gjykata e Apelit e Kosovës ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan për paraburgimin e pesë zyrtarëve policorë...
    Sport21 Korrik 2025
    Pavarësisht përparimeve në popullaritetin dhe të ardhurat që po gjeneron futbolli i femrave, hendeku financiar mes futbollisteve dhe futbollistëve vazhdon të jetë...
    Lajme21 Korrik 2025
    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas gjetjes nga policia të dy zollave në veri të vendit....
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Seanca e stërvitjes e klubit të futbollit Winterhausen u kthye në tragjedi, kur një 17 vjeçar në fund të seancës së tyre...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Tre zjarrfikës janë asfiksuar nga tymi gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit në malin e Dukatit në Vlorë të Shqipërisë, i cili...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.