×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    EKSKLUZIVE/Dorëhiqet Bordi i Telekomit

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës ka dhënë dorëheqje pas vendimit për tërheqjen e 26 milionë euro nga llogaria e kompanisë publike. Milionat e Telekomit kanë shkuar në llogari të kompanisë “Dardaphone.net” të Blerim Devollit, raporton portali “Front Online”

     

    Ja letra e plotë e dorëheqjes:

     

    I nderuari z. Ministër,
    Ne si Bord jemi emëruar nga Qeveria e Republikes së Kosoves me obligim fiduciare që të kujdesemi dhe mbrojme interesin e Telekomit. Më lejoni të potencoj se Telekomit i janë bllokuar llogaritë bankare nga një kontratë që e ka zanafillen ne vitin 2008. Kjo kontratë që nga fillimi është përciellur me skandale, asnjëherë nuk ka qenë e dobishme, për më tepër kjo kontratë ka qenë shumë e dëmshme për Telekomin. Gjithashu, kjo kontratë ka qenë objekt i hetimit parlamentar. Jemi të pranishëm ketu, me të vetmin qëllim, përmbushjen e obligimit fiduciar e që në këtë moment është kërkesa jone ndaj Jush, që të ndërmerrni hapat adekuat për zhbllokimin e llogarive të Telekomit sa më parë. Sa i përket obligimeve të dala nga vendimet e Arbitrazhit, si rrjedhojë e kësaj kontrates, me lejoni të potencoj që unë si pçrfaqësues i Telekomit, në emër të Bordit, dua t’ju informoj se Telekomi e konteston këtë borxh, kemi marrë dhe do të marrim masa të mëtutjeshme ligjore për kontestimin e këtij borxhi. Ne si Telekom do të përdorim të gjitha rrugët legale pëë te kërkuar kompenzimin e dëmeve të shkaktuara nga kjo kontratë. Prandaj, jam këtu me ftesën Tuaj vetëm për një qëllim: të kërkojë nga Ju si aksionar dhe egzekutiv i Republikes që Ju të merrni hapat adekuat për zhbllokimin e llogarive të Telekomit. Po e potencojmë,se ne e kontestojme këtë borxh të dalur nga kjo kontratë. Ne fuqishëm besojmë se kjo kontratë ka qenë e dëëshme per Telekomin. Kjo situatë ka ardhur si pasojë e: (i) veprimeve në të kaluarën nga ish-drejtuesit e Telekomit (ish-PTK), të cilët nuk e kanë mbrojtur interesin e ndërmarrjes dhe (ii) neglizhencës ndër vite të aksionarit për të mbrojtur interesin e korporates. Nuk mundeni dhe as nuk duhet të prisni që ne drejtuesit e Telekomit të merremi me një borxh të cilin e kontestojmë dhe që është pasojë e veprimeve jo të duhura, apo mosveprimeve të 10 viteve të fundit. Prandaj, për të përmbyllur fjalimin tim, në emër të Bordit, konsideroj se cdo diskutim i mëtejmë në këtë përberje është i panevojshëm sepse nuk i kontribuon interesave t korporates. Interes i vetëm i koorporatës në këtë moment është zhbllokimi i llogarive bankare.” Edhe përkundër takimit të sotëm me Kryeministrin, pasdite Telekomi është njoftuar se është bërë kërkesa në njërën nga bankat nga përmbaruesi për tërheqjen e mjeteve nga llogaria e Telekomit. Të nderuar punëtorë të Telekomit, të nderuar qytetarë të Republikes së Kosovës, Siç mund të kuptoni nga qendrimi ynë në takimin e sotëm, ne kemi një këndvështrim ndryshe prej Aksionarit. Prandaj, duke marrë parasysh se pozita e Bordit të Drejtorëve është kryekeput e bazuar në besimin e dhënë nga Aksionari, ne anëtarët e Bordit të Përkohshem të Drejtorëve të Telekomit besojme fuqishem se në rrethana kur ekziston diskrepanca në mes te Aksionarit dhe atyre të cilëve ju është falur besimi, atëherë ekzistojnë dy opsione: e para, mundësia e përafrimit të qëndrimeve të dy palëve (Aksionar dhe Bord), dhe e dyta, ndryshimi i qëndrimit të njërës nga palët (Aksionar ose Bord). Ne konsiderojme se për këtë rast, pa angazhimin e Aksionarit nuk ka zgjidhje, mirëpo diskrepanca qëndron në këndvështrim. Prandaj, në rrethana të tilla të cilat na e pamundësojnë ushtrimin e detyrave fiducaire, ne e vlersojmë se dorehëqeja e parevokueshme është obligim fiduciare. Të nderuar punëtorë, të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Na lejoni t’ju njoftojmë se ne anëtarët e Bordit të Përkohshem të Drejtoreve të Telekomit të Kosovës Sh.a e kemi njoftuar Ministrin e linjës dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës për dorëheqjen tonë të parevokueshme. Ne i falenderojmë të gjithë punetorët e Telekomit për bashkëpunimin e sinqertë dhe konstruktiv për gjithë kohën sa kemi shërbyer si Bord. Vala është e Kosovës! Me respekt, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës.
    /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.