×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ekonomistët: Reduktimet me rrymë ndikojnë në rritje të çmimeve e humbje të vendeve të punës

    FrontOnline
    02 Shtator 2022

    Reduktimet me rrymë u ndalën të enjten, sipas KEDS.

    Rikthimit eventual të tyre në Kosovë, sherrin në dy forma do t’ia shihni qytetarët vlerëson ekonomisti, Imer Raçi.

    “Ndikon shumë tek bizneset e duke ndikuar tek puna e tyre në rënie të produktivitetit, kjo do i rritë çmimet e produkteve, barrë që do i bartet konsumatorit” u shpreh ai për Front Online.

    Kufizimet me energji elektrike, pos në ngritje të çmimeve, efekt sipas tij, do të kishin edhe në humbjen e vendeve të punës.

    “Punëtorët që punojnë me ofrim shëbimesh përmes telefoni, interneti… vetëm se kanë filluar të e humbin pagën për numrin e orëve pa rrymë sepse kjo ka ndikuar edhe në rënie të të hyrave të kompanive”, theksoi Raçi për “Front Online”.

    Ngjashëm mendon edhe ekonomisti tjetër Mustafë Kadriaj, i cili shton edhe një aspekt negativ më shumë.

    “Nëse zgjat kriza energjetike bizneset do të detyrohen të ngrisin çmimet, që ndikojnë në dëm të konsumatorit. Mirëpo edhe do të ikin investitorët potencialë”, theksoi ai për Front Online.

    Çmimet e konsumit kanë qenë më të larta në muajin korrik të këtij viti për 14.2 për qind krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2021.

    Në këtë ngritje të çmimeve kanë ndikuar më së shumti vajrat dhe yndyra ushqimore, karburantet, drutë, peleti, buka, drithërat, shërbimet e transportit dhe të tjera.

    Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në ngritjen e çmimeve kanë ndikuar vajrat dhe yndyra ushqimore me 54.1 për qind; karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal me 44.1 për qind; lëndët djegëse të ngurta, si dru zjarri e pelet etj, me 43.5 për qind; bukë dhe drithëra me 32.1 për qind; shërbime për transport me 27.7 për qind; gazi me 26.8 për qind; qumështi, djathi dhe vezët me 26.3 për qind; mishi me 21.8 për qind./Front Online

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.