×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ekonomistët nuk e mirëpresin 10 % e Trustit: Qytetarët në vjeshtë zhyten në varfëri

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Qeveria e Kosovës miratoi të mërkurën (sot) Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, i cili mes ndihmesave tjera, parasheh që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të tërheqin 10 për qind të kursimeve nga Trusti pensional.

    E pjesa tjetër tash i takon Kuvendit. Do të jenë deputetët ata që votat e tyre do ta thonë fjalën përfundimtare për implementimin apo jo të kësaj mundësie e krejt Projektligjit në përgjithësi.

    Për njohësit e ekonomisë vendimi i Qeverisë është i ngutshëm dhe jo i duhur.

    Safet Gërxhaliu tha për Front Online se Trusti Pensional tash e tutje mund të përdoret si “xhoker” nga partitë politike për interesa të tyre.

    “Mungesa e unitetit politik është faktori kyç që po e dëmton situatën aktuale. Po e shohim që nuk po ratifikohet asnjë marrëveshje. Edhe kjo iniciativë që është miratuar sot do të jetë ndër ato që do të dështojnë në Kuvend. Nuk është rrugës që me çdo kusht të shfrytëzohet 10 % i Trustit”, u shpreh ai për Front Online.

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike thotë se do të ishte më e arsyeshme që Qeveria të marrë para hua nga Trusti dhe t`i menaxhojë vetë sesa t`i lë ato në duart e qytetarëve. Ai ka një arsye për këtë.

    “Qeveria është më mirë të merr hua dhe jo qytetarët t`i shfrytëzojnë këto pare në sezonin turistik dhe në vjeshtë t`i pret varfëria”, tha ai për Front Online.

    Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës është institucion publik i pavarur dhe jo fitimprurës, i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

    Ai është institucion zbatues i politikave që ndërmarrin institucionet mbikëqyrëse, Kuvendi i Kosovës e Banka Qendrore dhe nëse merret vendim për zbatimin e tij, Trusti obligohet ta zbatojë.

    Mekanizmat financiarë ndërkombëtarë në raportet e tyre të publikuara për efektet e pandemisë në ekonominë e Kosovë, kanë vlerësuar se janë shkaktuar dëme të mëdha.

    Banka Botërore në raportin e saj ka paraparë një rënie ekonomike prej 4.5 për qind në Kosovë./Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.