×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ekonomistët – Kurtit: Rritja e remitencave s’ka lidhje me ndërrimin e qeverive

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2021

    E dha një deklaratë jo të zakontë, e të çuditshme.

    Si i pari i shtetit u lavdërua se me ardhjen e tij në pushtet, bashkatdhetarët po u dërgojnë edhe më shumë para familjarëve dhe miqve të tyre në Kosovë.

    “Tash edhe diaspora, bashkatdhetarët tanë, iu kanë dërguar më shumë remitenca familjarëve të tyre dhe miqve të tyre, pikërisht për shkak se ka ndërruar Qeveria”, ishte kjo deklarata e Kryeministrit Albin Kurti dhënë ditë më parë.

    Nëse bëhet një analizë me të ardhurat nga diaspora për 10 vjetët e fundit në Kosovë shihet se remitencat janë rritur nga viti në vit.

    Në Kosovë, në vitin 2020, vlera e remitencave, sipas të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ishte 980 milionë euro krahasuar me ato të vitit 2019 që ishin 851.5 milionë euro dhe ato të vitit 2018 që ishin 800.5 milionë euro.

    Këtë vit, ndonëse mungojnë të dhënat për muajt tetor, nëntor dhe muajin e tanishëm, vlera e remitencave ka arritur në 860 milionë euro.

    Kështu kanë bërë të ditur për Front Online nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

    Aty thuhet se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, vërehet se ka pasur rritje të remitencave.

    Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë ishin dërguar 696.8 milionë euro.

    “Vlera e remitencave të dërguara nga mërgimtarët për periudhën janar-shtator 2021, ka arritur në vlerën e 860.4 milionë euro apo 163.6 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ku vlera e remitencave të dërguara ishte 696.8 milionë euro”, thuhet në përgjigjen e Bankës Qendrore të Kosovës për Front Online.

    Remitencat ndryshuan nga viti në vit.

    Eksperti financiar, Milazim Abazi, në një prononcim për Front Online, tha se remitencat nga diaspora janë rritur për shkak të pandemisë me Covid-19.

    Ai thotë se rritja e remitencave nuk ka të bëjë fare me ndërrimin e qeverive.

    “Është e vërtet se diaspora ka rritur remitencat gjatë pandemisë, jo vetëm këtë vit, por edhe vitin e kaluar ka pasur rritje të remitencave. Rritja e remitencave nuk ka asnjë lidhje me ndërrimin e qeverive. Ato janë rritur në rend të parë sepse diaspora jonë ka ndier nevojë që gjatë pandemisë t’i përkrahin më tepër familjet e tyre dhe për arsye se diaspora kosovare tash është rritur”, ka thënë ai për Front Online.

    Abazi thotë se diaspora e re kosovare po dërgon më shumë para në Kosovës.

    Ai përmend pozicionimin e tyre me projekte kapitale.

    “Diaspora e re kosovare ka arritur që të pozicionohet më mirë në projekte kapitale në perëndim. Shumë nga projektet investive në Europë sot drejtohen nga diaspora e re kosovare dhe kjo është edhe një prej arsyeve kryesore pse Kosova gjatë pandemisë ka rritur eksportin e mallrave dhe shërbimeve”, tha ai për Front Online.

    Nëse shihen të dhënat e publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) del se rritja e emitencave ka ndodhur nga viti në vit, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet.

    Remitencat në vitin 2011, ishin 492.5 milionë euro, dhe për një vit diaspora arriti ta rrisë numrin e tyre në 516.4 milionë euro.

    Në vitin 2013, vlera e remitencave të dërguara në Kosovë arriti në 573.4 milionë derisa në vitin 2014, në 622.3 milionë euro.

    Në vitin 2015, bashkatdhetarët dërguan në Kosovë 665.5 milionë euro, në vitin 2016, 691 milionë euro derisa remitencat u rritën në 2017-ten në 759.2 milionë euro.

    Këto dërgesa, bashkatdhetarët i dërgojnë përmes bankave dhe agjencive për transfer të parave dhe nuk janë të llogaritura edhe paratë “kesh” që ata i japin në Kosovë.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.