×
  • Sport
  • Sport

    Edon Sadriu, “Ylli i Javës” në Superligë

    FrontOnline
    21 Tetor 2024

    Edon Sadriu është zgjedhur “Ylli i Javës” në Superligën e futbollit.

    Futbollisti i Ferizajt ia solli fitoren skuadrës së tij falë golit të shënuar në fitoren 2:1 në udhëtim ndaj Gjilanit, ndërsa ishte mjaft i dobishëm për 84 minuta në duelin e vlefshëm për xhiron e nëntë të ligës elitare.

    Pasi mori këtë çmim, Edoni u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.

    “Ndeshja me Gjilanin ka qenë shumë e mirë fal stafit të trajnerëve, të cilët e kanë analizuar shumë mirë lojën e kundërshtarit. Gjatë javës, gjithçka që kemi punuar e kemi paraqitur në fushë ndaj një skuadre të mirë si Gjilani. Atmosfera në klub është shumë e mirë, ndonëse para disa javësh nuk ka qenë gjithmonë pozitive, pasi na mungonin rezultatet. Por unë, si kapiten, së bashku me stafin e trajnerëve, kemi mbajtur ekipin të bashkuar dhe kemi arritur të kalojmë këtë krizë duke siguruar dy fitore radhazi. Shpresoj të vazhdojmë kështu. I falënderoj bashkëlojtarët për këtë çmim dhe besoj se çdo lojtar i FC Ferizaj do të ishte meritor për të fituar këtë çmim”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Sport21 Tetor 2024
    Presidenti i Llapit, Beqir Batatina konsideron se klubi i tij është dëmtuar në këtë fillim sezoni në Superligë. Kreu i klubit llapjan...
    Sport21 Tetor 2024
    Bekim Kovaçi i SHAM Prizreni D&G e ka mbyllur në mënyrën më të mirë kampionatin e sivjetmë. Ai ka fituar në garën...
    Sport20 Tetor 2024
    Real Madridi e ka mposhtur në udhëtim Celta Vigon me rezultat 1-2. “Mbretërit” krijuan epërsi qysh në minutën e 20-të të takimit,...
    Të tjera
    Lajme21 Tetor 2024
    Berat Rukiqi nga LDK ka ndarë disa “shpjegime dhe pyetje publike për Qeverinë” lidhur me punësimin dhe papunësinë. Rukiqi tha se rihapja...
    Lajme21 Tetor 2024
    Njësia A4 e Termocentralit Kosova A është rikthyer në operim, tri ditë pasi u ndal për shkak të një lidhjeje të shkurtër...
    Vip21 Tetor 2024
    Lela dhe Vullneti kanë ndarë kohë bashkë sonte, dhe ndërë bisedat që kishin u përmenden edhe disa emra të tjerë. Madje ndër...
    Vip21 Tetor 2024
    jë tension në një diskutim u ndez mes Vullnetit dhe Rezartit. Derisa po qëndronin në pishinë, Vullneti sqaronte tek banorët se si...
    Lajme21 Tetor 2024
    Deputeti i AAK-sē, Pal Lekaj, pēr FrontOnline thotē se Qeveria Kurti ka lēn gjurmē nē qeverisjen kosovare, por qē sipas tij ka...
    Kronika21 Tetor 2024
    Të dielën në Zernosek të Leposaviqit, Policia e Kosovës ka hasur në një të dyshuar serb i cili e ka kaluar ilegalisht...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.