×
  • Opinione
  • Opinione

    Edi Rama e jetësoi formulën serbe: “Dy shtete – dy qëndrime”

    FrontOnline
    29 Korrik 2021

    Baton Haxhiu para gati 8 muajsh, ka deklaruar nga televizori se Kosova mban peng politikën e Tiranës.

    Tirana për çdo veprim në Ballkan, duhet të llogarisë çështjen e Kosovës. Kjo – sipas Batonit – duhet të marrë fund, Tirana duhet ta kapërcejë Kosovën dhe të bëjë politikë pa llogaritur Kosovën.

    Dëshira e Batonit dhe e hartuesve të deklaratës së tij, tashmë u përmbush. Interesi i Serbisë ka qenë që t’i ndajë dy shtetet shqiptare. Formulën “Një komb – një qëndrim” ta kthejë në “Dy shtete – dy qëndrime”. Edi Rama, kapërceu Kosovën. E jetësoi formulën serbe. Ai nuk mori parasysh interesat e Kosovës. Nuk pyeti se çështja e Kosovës është ende në proces. Nuk respektoi as marrëveshjen e 2014 “Thaçi-Rama” për kordinim të veprimeve.

    Shqipëria ka obligim kushtetues dhe obligim kombëtar që të gjitha veprimet e veta politike në Ballkan, t’i ndërmarrë duke llogaritur interesat e Kosovës. Nuk mund, politika në Tiranë, të sillet sikur Kosova është shtet fqinj dosido. Kjo është ëndrra e të tjerëve.

    Duke kapërcyer Kosovën, Edi Rama suprimoi postin e kryeministrit të shqiptarëve dhe u shpall një vojvodë serb në Tiranë. Vojvodë, për ata që nuk e dinë, quhej qeveritari mesjetar serb. Një kryeministër shqiptar nuk do përfshihej në projekte të tilla pa u kordinuar me kryeministrin e Kosovës.

    Cili është mesazhi sot? Shqipëria i shërben stabilitetit e bashkëpunimit ballkanik, ndërsa Kosova e cila nuk përfshihet në minishengen, qenka shtet problematik e jobashkëpunues? Ketë mesazh duan të japin?

    Opozita në Tiranë duhet të shprehet qartë për ketë tradhëti të interesave kombëtare.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Opinione01 Maj 2024
    Nga: Daniel Michaels / The Wall Street Journal (titulli origjinal: NATO Prepares to Face Russia – and Problems of Its Own) Trupat...
    Opinione30 Prill 2024
    Nga: David Robson / The Atlantic Në vitin 1986, miliona filipinas dolën në rrugët e Manilës, duke protestuar në mënyrë paqësore (në...
    Opinione29 Prill 2024
    Shkruan: Mero Baze Ilir Meta i bëri të gjitha sa mundi. Në fillim hipi në hekura, pastaj në kodrat e Lieqnit, më...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...
    Sport01 Maj 2024
    Ekipi i Kosovës në boks më 3 maj do të udhëtojë për në Shkup që të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Gongu...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.