Specialja po vazhdon me dërgimin e ftesave për ish-ushtarët e UÇK-së në Kosovë.
I ftuari i fundit është veteran i UÇK-së, Skënder Zhitia.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati me anë të një postimi në Facebook.
Gucati nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar Zhitia.
Postimi i plotë i Gucatit në Facebook:
Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Skender Zhitia, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Skenderi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardh.