Epidemiologu serb Aleksandar Antonijeviq ka thënë se në 24 orët e fundit, në zonat e banuara me serbë dy pacientë humbën betejën me COVID-19, ndërsa u regjistruan 25 raste të reja të infeksionit dhe 10 raste të të shëruarve.
Viktimat janë nga nga Zveçani dhe veriu i Mitrovicës.
Nga 12 marsi deri më sot në zonat e banuara me serbë janë testuar 3.361 persona. Prej tyre, prania e koronavirusit u konfirmua në 773 individë, raporton Radio Kontakt Plus.
Që nga 18 qershori, ka një rritje të numrit të pacientëve, kështu që tani numri i rasteve aktive është 530, dhe 110 janë shëruar.