Rënie e numrit të rasteve të reja me COVID-19 është shënuar në ditët e fundit në Kosovë.
Sidoqoftë, ajo çka mbetet shqetësuese është numri i madh i viktimave nga COVID-19, shkruan lajmi.net.
Deri tani, në Kosovë janë shënuar plot 14 mijë e 566 raste pozitive me koronavirus në 57 mijë e 239 të testuar.
Gjithësej, në vendin tonë kanë vdekur 589 persona nga ky virus.
Deri sot, në Kosovë janë shëruar 11 mijë e 272 persona, teksa numri i rasteve aktive është 2 mijë e 705.
Rënia e numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë është cilësuar si shumë pozitive nga akterë të institucioneve shëndetësore, të cilët thonë se Kosova tani qëndron më mirë se vendet e rajonit.
Ndërkaq, subjekte të biznesit tash e një kohë janë duke kërkuar lirimin e masave